Konfliktit 18 vjeçar mes Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit, mund t’i vijë fundi pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes mes zyrtarit amerikan dhe përfaqësuesit të talibanëve.
Marrëveshja është nënshkruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara, Zalmay Khalilzad dhe Mullah Abdul Ghanin Baradar që është përfaqësues i talibanëve, të cilët i shtrënguan duart, pas marrëveshjes historike për paqe.
US and Taliban sign historic peace agreement
BREAKING: The US and Taliban have signed a historic peace deal, in which the US has agreed to withdraw all troops from Afghanistan within 14 months. For more on this breaking story, head here: trib.al/TAoNYqt
Gepostet von Sky News am Samstag, 29. Februar 2020
Nëse militantët e mbështesin marrëveshjen, SHBA-të dhe aleatët në NATO do t’i largojnë të gjitha trupat brenda 14 muajve.
Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo dhe liderët e talibanëve, kanë qenë të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Doha të Katarit, shkruan Telegrafi.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar, militantët gjithashtu ranë dakord të mos lejojnë al-Kaedën ose ndonjë grup tjetër ekstremist, të operojë në zonat që kontrollojnë.