Programi i dentistrisë në shkolla/ Pas Tiranës, kabinete të reja dentare dhe në 3 qytete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vizituar shkollat “Njazi Mastori” në Sukth dhe “Abedin Dino” në Durrës, ku u shpreh se, programi për shëndetin dentar, pas Tiranës shtrihet me kabinete të reja Dentare edhe në Durrës, për të vijuar më pas shtrirjen edhe në qytete të tjera.

“Në Durrës kemi 3 unite të reja dentare të reja, të cilat investuar së fundmi, pjesë e programit tonë për kujdesin e shëndetit oral. Në Tiranë kemi instaluar 10 kabinete dentare, me fazën e parë të programit. Faza e dytë e programit janë 8-të unite dentare që po instalohen në tre qytete, në Durrës, Shkodër dhe Elbasan, të të njëjtit standard”- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale pa nga afër edhe zbatimin e programit të kujdesit për shikimin në këtë shkollë, program i cili është shtrirë në të gjithë vendin.

“Janë më shumë se 90 mijë fëmijë të cilët janë depistuar. Dhe gjithashtu prindërve të tyre u është relatuar edhe statusi i të gjithë vizitave që i janë bërë. Dhe kjo duke siguruar që prindërit të informohen pikë së pari nëse fëmijët e tyre kanë probleme me shikimin por që dhe i është bërë ky kontroll, besoj shumë i rëndësishëm, sepse e para krijon një bazë besimi në shkollë përtej programeve të edukimit, duke përfshirë dhe programet e edukimit për shëndetin. Ajo çfarë është vënë re dhe që është edhe një sinjal për nevojën që kemi pasur për ta pasur këtë program në të gjitha shkollat e vendit është pikërisht edhe përqindja e rasteve të cilët më pas janë referuar tek mjeku specialist oculist, që është 25% e rasteve të detektuara, që janë referuar pranë mjekut specialist për kontrolle të mëtejshme”- u shpreh Manastirliu.

Me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç, ka filluar në 10 shkolla të Tiranës, më konkretisht, në shkollën “Jeronim de Rada”, “Shkolla e Kuqe”, “Vasil Shanto”, “Mihal Grameno, “Kushtrimi i Lirisë”, “Bajram Curri”, “Lasgush Poradeci”, “28 Nëntori”, “Halit Caka” dhe “Qazim Turdiu”, ku janë ndërtuar unite dentare të reja, duke krijuar kabinetet model të ofrimit të shërbimit dentar për fëmijët në shkolla. Në Durrës programi i dentistrisë do të zbatohet në shkolla 9 vjeçare “Naim Babameto”, “Abedin Dino”, “Njazi Mastori”; në Elbasan në shkollat “Luigj Gurakuqi”, “Jorgji Dilo”, “Bardhyl Popa”; në Shkodër në shkollat “Ismail Qemali”, “Ndre Mjeda”.

Lexo edhe :  Plazhi është ilaç kur përdoret me mençuri, jo si garë për nxirje! Dëmi i vitaminës D

Gjithashtu ka nisur Programi i Parë Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, që përfshin pa dallim të gjithë fëmijët, nga të porsalindurit e deri në moshën 14-vjeçare, për kryerjen e depistimit apo kontrollit periodik të syve falas për më shumë se 270 mijë fëmijë. Një program, i cili do të mundësojë që në momentin e lindjes deri në moshën 14 vjeç, të kemi një depistim të vazhdueshëm përsa i përket kujdesit ndaj syve, duke bërë kontrollin e parë në shkolla dhe duke referuar të gjitha ato raste të cilat mund të kenë problematika me shikimin, tek mjeku specialist.

 

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV