Kongresi i Partisë Socialiste këtë të shtunë ka miratuar ndryshimet në statutin e partisë. Në këtë miratim nuk është marrë parasysh mocioni i 8 anëtarëve të Partisë socialiste.
Në sesionin edytë, që u zhvillua me dyer të mbyllura, në Kongres u lexua e plotë kërkesa për mocion nga 8 socialistët, mes tyre edhe Arta Dade, Maqo Lakrori etj.
Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi tha se kërkesa nuk kishte ardhur sipas rregullave statutore dhe për pasojë nuk u mor në konsideratë.
Ndërsa Ditmir Bushati nuk e kishte regjistruar emrin tek diskutimet në fund dhe nuk kishte folur fare.
Gjatë këtij sesioni nuk pati asnjë diskutim.
Në sesionin e dytë të Kongresit, u miratuan ndryshime teknike në statutin e PS.
-U vendos krijimi i Librit të Rregullave që përmbledh rregulloret e organeve të partisë, kodin e zgjedhjeve, kodin e etikës, çdo udhëzim për funksionimin e institucioneve të PS.
-U fut në statut koncepti i bashkëdrejtimit burrë-grua, që më parë ishte si udhëzim nga kryesia e PS.
-U vendos kontrolli i integritetit dhe figurës, bazuar në legjislacion.
-U sanksionua se kush nuk reflekton të vërtetën, kush nuk tregohet i sinqerte për aktivitetin e tij, merr përsipër sanksionet jo vetëm në aspektin e përgjegjësisë ndaj ligjit, por edhe me përjashtimin nga partia.