Nga Zija Çela
Dje ishte ditëlindja e të paharrueshmit At Gjergj Fishta dhe bashke me Rudolf Markun e kaluam ditën në Lezhë. Me një organizim serioz nga bashkia e qytetit, kjo Përkujtimore Nderimi po manifestohej atje edhe me çmimet letrare, pas konkursit mbarëkombëtar.
Jo rastësisht, m’u kujtua se në një tetor të tillë të largët ndodhesha në Krumë të Hasit. Ishte viti 1969, pra 53 vjet më parë. Me time shoqe, mësuese si unë, sapo ishim transferuar nga pllaja e Helshanit, që ndante Kukësin nga Tropoja. Krejt papritur, një koleg më tha se dëshironte të më bënte një dhuratë. Mësuesi Maliq vinte në Krume nga nje fshat afer Qafës së Prushit dhe të nesërmen ma solli dhuratën. E kishte mbështjellë trefish me gazeta dhe gjithashtu e kishte futur në një torbë. Nuk e di pse më besoi mua për dhuraten aq te çmueshme, apo ndoshta deshi ta hiqte me dinjitet nga shtepia ate “bombë”, së cilës mund t’i vinte befasisht sahati i shpërthimit… Sidoqoftë, për herë të pare Gjergj Fishta me Lahutën e tij, botim i vitit 1937, hyri ilegalisht në konviktin e nxënësve, ku kisha një dhome. Mandej, kahdo qe e kam pasë një strehë, madje edhe me plaçkat në krah, ai liber ka qenë me mua.
A mos ishte taksur qysh në Krume se një ditë do të ritakohesha me At Gjergjin në Lezhë!?… Edhe ndoshta. Sepse krahas fituesve per gjini te ndryshme, në Lezhë juria ishte kujdesur qe te vleresonte edhe karrieren e gjate te tre autoreve. E midis tyre, poetit te madh Rudolf Marku e studiuesit te nderuar Tonin Çobani, isha edhe une.
Me kishte vajtur ndër mend që Lahuten e Malcis t’ia dhuroja atje bibliotekes së qytetit. Edhe në shenjë mirënjohjeje. Po, i jam mirënjohës Lezhës. Ashtu siç i jam mirënjohes Shëngjinit, ku më parë jam nderuar me Çmimin At Zef Pllumi, një vigani tjetër të fuqisë së Fjalës. Po më vjen të them se sikur ndihem i bekuar prej tyre dhe, a thua se prej ndonjë “paragjykimi”, e mbajta ende librin në biblioteken time. Se kështu ka thene vetë At Zefi, rrno për me tregue.
M’u dha mundësia të takoj nga afër miq të njohur e të panjohur. Çfarë mirësjellje, këta të fundit nuk më vinin në siklet me pyetjen “Hë, me thuaj kush jam une?” Ata vetem hapnin krahët dhe pikërisht përqafimi bëhej kartëvizita jonë. E kështu takova Albertin, Ismetin, Almen, Adelinen, Frrokun, Nikoll Njeçin… Ishte prekës takimi me Njeçin, sepse donte patjetër të bënte edhe “qokën”. Ai me tha, me ka mbetur peng, profesor, u shtrove ne spital e unë nuk erdha me të pa, kur shkove me pushime, prapë s’u takuam, e tash që të kam këtu, po dëshiroj… Vilat e rrushit ne qese sapo i kishte vjele, të ruajtura në dega per miqte; rakia ne ate shishe ishte prej duarve te tij… O te lumshin duart punëtore, duart e tua me kallo, mik bujar e fisnik Nikoll Njeçi!
Me kishin thene nje gje, qe nuk mund ta besoja. Sepse si ta besoja qe Pjerin Ndreu, aq ma teper kur e perfytyroja edhe me uniforme policie e spaleta te renda, na ditka poezi permendsh!! Gjeta rastin ne rruge dhe nuk ia solla rrotull, por e vura ne prove direkt. E t’ia nisi kryebashkiaku, njera pas tjetres i tha dy poezi te Ndoc Gjetjes rresht e rresht. Ne mos lexoshin vetë, uroj makar qe kryebashkiakët te mos i devijojne fondet e as te mos e rrudhin doren per te blere libra e per t’i pasuruar bibliotekat e qyteteve te tyre.
Ndërsa po shëtisja me Rudolf Markun në vendlindjen e tij, qëndruam gjatë te monumenti i Fishtës. Me ndryshimet që janë bërë në atë shesh, une nuk po mund të orientohesha si dikur. Prandaj e pyeta Rudolfin se ku ndodhej shtepia e tij, ajo ku une kisha qene para viteve -90. Ai heshti një grimë herë, pastaj buzeqeshi e më tha: “E di ku ndodhemi? Jemi pikërisht ne oborrin e shtëpisë që kanë pasur prinderit e mi.”
Ndoshta prej shtëpisë, që kishte mirëpritur monumentin, fillova të sillja në mend urbanistikën e dikurshme. Aty në krah, dikur ka qenë një rrugë e ngushtë, ku mund t’ia jepje vrapit, të dilje drejt e te lumi dhe të hidheshe në ujë për… Për çfarë, për çfarë të hidheshe në uje? Sa thellë ndihet nganjëherë shtypja, frika e përditshme dhe monotonia vdekjeprurëse e jetës.