Ky është shteti i BE që po shkon drejt legalizimit të kanabisit, ja kush do ta përdorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania i ka hapur rrugë legalizimit të blerjes dhe posedimit të sasive të vogla të marihuanës për përdorim rekreativ, por edhe për prodhim.

“Qeveria federale sot u pajtua për pikat kyçe sa i përket shpërndarjes së kontrolluar të kanabisit për të rriturit, për përdorim rekreativ”, tha ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach gjatë një konference për media më 26 tetor.

Furnizimi dhe përdorimi i kanabisit pritet të “lejohet përmes licencave të lëshuara dhe kontrolluara nga shteti”, tha Lauterbach.

Sipas këtij propozimi, personat mbi 18 vjeç do të lejohen të posedojnë “20 deri në 30 gramë” kanabis të tharë, që duhet të shitet në dyqanet e autorizuara dhe farmacitë.

Gjermania po ashtu do të lejojë prodhimin e kanabisit, por bizneset duhet të marrin leje për këtë, ndërkaq qytetarët do të lejohen që të rrisin tri bimë kanabisi për përdorim vetjak.

Sipas propozimit, nuk do të lejohen reklamat për kanabis, ndërkaq paketimi i produkteve të kanabisit duhet të jetë “neutral”.

Lauterbach nuk tregoi datën e saktë se kur ky draft-propozim do të shndërrohet në ligj, por vlerësoi se legjislacioni mund të hyjë në fuqi më 2024.

Vitin e kaluar, Malta u bë shteti i parë në Evropë që zyrtarisht legalizoi kanabisin dhe kultivimin e tij për përdorim personal – edhe pse disa shtete të tjera kanë ligje liberale për këtë çështje./REL

Të fundit

Mira Murati sfidon industrinë e teknologjisë me kompaninë e re të AI

Jonathan Lachman, ish-kreu i projekteve speciale në OpenAI, ka vendosur të largohet nga kompania dhe t’i bashkohet një laboratori...

Sa vlen platforma e mediave sociale TikTok dhe kush mund ta blejë atë?!

Disa palë kanë shprehur interes për blerjen e platformës, por ByteDance ka thënë vazhdimisht se nuk planifikon ta shesë. Ekspertët kanë vënë në dukje...

Zelensky kërkon vazhdimësi të mbështetjes amerikane gjatë administratës Trump

Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po i afrohet trevjetorit të saj, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thekson shpresat e vendit të tij për vazhdimësinë...

Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë: Çfarë pritet për Shqipërinë dhe Ballkanin?

Më 20 janar Donald Trump do të bëjë betimin si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u rikthyer në Shtëpinë...

Programi i Demokratëve/ Basha: 2 mijë euro për çdo bebe të lindur

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se shpopullimi dhe rënien e lindshmërisë janë kërcënime serioze për të ardhmen e vendit. Ai thekson nevojën...

Lajme të tjera

Web TV