Ushqehet me molusqe dhe vezë të pafekonduar, animalistja heq dorë nga konsumimi i mishit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Animalistja, Jonida Çobani Gjoka thotë se ka pesë vjet që ka hequr dorë nga konsumimi i mishit.

Në emisionin “Good Morning Albanians”, Gjoka u shpreh se konsumon molusqe, produkte të bulmetit dhe vezë të pafekonduar.

“Në botë është bërë gjithmonë propagandë kundër mishit, jo vetëm për shëndetin e njeriut, por edhe për shëndetin e këtij planeti. Ka 5 vjet që kam hequr dorë nga mishi, absolutisht asgjë. Jam vegjetariane, sepse unë ha molusqet, frutat e detit, akoma nuk kam hequr dorë. Mundohem edhe bulmetin, e ha, edhe vezën e pafekonduar”, theksoi ajo.

Sipas një studimi të ri, konsumi i mishit duhet të reduktohet në maksimumi dy hamburger në javë. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë që të shpëtojmë edhe mjedisin.

“The State of Climate Action 2022″ shqyrtoi progresin global të 40 treguesve që do të ishin kyç për përgjysmimin e emetimeve globale të gazeve serrë deri në vitin 2030, në përputhje me qëllimin për të kufizuar rritjen e temperaturës.

Aktivistët dashamirës të kafshëve kanë thënë për dekada se niveli ynë i konsumit të mishit është i dëmshëm në disa mënyra thelbësore dhe së fundmi shkencëtarët e ndryshimeve klimatike kanë shqyrtuar se si industria e mishit ndikon në ndryshimin e klimës.

Hulumtimi i ri nga ekonomistët sugjeron se njerëzit në BE duhet të reduktojnë konsumin e tyre të mishit me 75%.

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV