“Qeveria krah të njerëzve punëtorë”/ Rama: Fshati nuk është ai që shfaqet në televizor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një takimi me banorët e Bulqizës vuri theksin në zhvillimin e fshatit.

Ai theksoi se fshatrat në Shqipëri janë ndryshe nga ato që paraqiten në televizor apo që dalin nga gojët e disa politikanëve të cilët vetëm shajnë dhe fyejnë.

Sipas tij sot qeveria dhe bashkitë i kanë dhënë një tjetër imazh fshatit.

Do më lejoni që të përmend këtu disa të dhëna nga zona sepse është vërtetë e jashtëzakonshme puna jua edhe janë vërtetë të jashtëzakonshme të dhënat e kësaj zone të cilën askush përveç jush dhe nesh që e kemi për shkak të të detyrës nuk di gjë. Po të pyesësh njerëz që nuk jetojnë këtu dhe që nuk kanë lidhje me zonën por që e ndjekin jetën shqiptare dhe ekonominë , punën, fshatin nga televizori me siguri do thonë që në Bulqizë ka vetëm ca skllevër që mbledhin krom nëpër kodra. Sepse ky është realiteti i televizorit. Fatkeqësisht gjithmonë e më shumë televizori po bëhet vendi ku shpërndahen gënjeshtra, sajesa, manipulime me helm. Faktikisht në këtë zonë ne kemi 1144 hektarë të mbjellë me drithëra, kemi 136 hektarë me perime, 160 hektarë patate, 34 hektarë fasule, 266 me pemtore, 35 hektar vreshta dhe kemi 146754 rrënjë mollë, kumbull, dardhë qershi, që zënë një sipërfaqet të konsiderueshme dhe do të investojmë edhe me financimet. Faktet e Shqipërisë në fshat janë ndryshe nga çfarë njerëzit që nuk e jetojnë fshatin dinë. Për fat të keq gjithë ajo që thuhet jo vetëm që krijon idenë që fshati ëhstë në mjerim, por çdokush duhet të informohet dhe të mos përdoret nga dezinformomi, të cilat për fat të keq janë pjesë e të bërit politikë. Një pjesë e atyre që bëjnë politikë nuk pushojnë se helmuari njerëzit, nuk pushojnë së gënjyeri së shpifuri me fjalë që vetëm na largojnë nga traditat, doket dhe zakonet”, tha Rama.

Lexo edhe :  Opozita kërkoi shkarkimin e Veliajt në Këshillin Bashkiak, socialistët...

Ndërkohë kryeministri ftoi bujqit, fermerët dhe blegtorët që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe me bashkitë në mënyrë që prodhimet e tyre të marrin më shumë vlerë.

Ndërsa shtoi se qeveria do të jetë gjithmonë në krahë të njerëzve punëtorë.

Sa u përket atyre që u thanë këtu, unë besoj se kryetari i Bashkisë meriton të përgëzohet për faktin se është ndër të paktit kryetarë bashkie që ka kuptuar se jo vetëm me reformën territoriale bashkia nuk është vetëm qyteti por i gjithë territori, por edhe se Bashkia në raport me fshatin nuk mund të jetë thjeshtë një autoritet që merret vetëm me rrugë, ujësjellës por duhet të futet më thellë në bashkëpunimin për prodhimin, grumbullimin dhe shitjen e prodhimit. Edhe ky treg edhe projeket e tjera janë provë e kësaj. Foli dikush për stallat, po ju them që është e gjitha ën dorën tuaj edhe në dorën e bashkisë”, tha Rama.

 

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV