Shkatërrohet grupi kriminal në Korçë, 23 persona në pranga, 9 në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një deklaratë të thirrur për mediat nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, bëhet me dije se momentalisht janë shoqëruar rreth 23 shtetas për një megaoperacion.

Sipas policisë 167 persona janë të proceduar penalisht, nga të cilët 23 janë arrestuar dhe 9 janë shpallur në kërkim, për tafik droge.

‘Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, së bashku me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Korçë Z. Olger Eminaj, konferencë për shtyp për finalizimin e fazës së dytë të megaoperacionit antidrogë të koduar “Knock Down 2”.

“Përshendetje,

Jam këtu bashkë me Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë Z. Olger Eminaj, Zv. Drejtorin për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Drejtues Ermal Muçaj, për të bërë prezent rezultatet e fazës së dytë, të  megaopercionit policor “Knock Down 2”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, një vit më parë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Korçë, bazuar në inteligjencën informative për disa grupe kriminale që ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në provat e siguruara kanë regjistruar procedimin penal për këtë qëllim.

Bazuar në provat e sigurura gjatë hetimit proaktiv të regjistruar, sot më datë 28.10.2022, u finalizua faza e dytë e megaopercionit policor të koduar “Knock Down 2”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i dhjetra masave të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Gjatë fazës së dytë, nga  Gjykata janë lëshuar 32 masa sigurie, nga të cilat  ditën e sotme strukturat hetimore në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” dhe strukturat e rendit në DVP Korçë kanë ekzekutruar 23 masa sigurie “Arrest në burg”, ndërsa 9 persona janë shpallur në kërkim, e konkretisht:

R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N  22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç;  D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç;  A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç;   D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Lexo edhe :  Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë

Janë shpallur në kërkim 9 shtetas dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në të dyja fazat e operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 700 gramë kokainë e ndarë në doza;
– 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza;
– 100 gramë heroinë e ndarë në doza;
– një sasi metadoni dhe prekusori;
– 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator;
– 38 automjete;
– 30 aparate celular;
– 5 peshore elektronike;
– 1 radio policie;
– një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund;
– dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm.

Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.

Nga hetimet ka rezultuar se personat e mësipërm, vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale, të cilët siguronin nga rrethet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan droga të forta,  kokainë e heroinë, si dhe cannabis dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës.

Në vijim të këtij operacioni vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të shumë  personave të tjerë të implikuar në këtë lloj veprimtarie kriminale, për të cilët priten arrestime  në ditët në vijim.

Po në kuadër të këtij procedimi në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po bashkërendohet puna  për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Theksojmë faktin, se strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë   Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Korçë, janë duke punuar për finalizminin e një sërë procedimeve penale që aktualisht janë në ndjekje për goditjen e veprimtarisë kriminale në këtë qark.

Sigurojmë qytetarët se Shërbimet e Policisë që operojnë në qarkun Korçë, janë tërësisht të angazhuara për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet, krimin në përgjithshësi dhe krimin e organizuar në veçanti dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, pasi bashkarisht ndërtojmë një të ardhme më të sigurt”.’- njofton policia.

Të fundit

Tre raste kur nuk duhet të konsumoni kafe, ja pse

Shumica e njerëzve e fillojnë ditën e tyre me konsumimin e një një kafe. Megjithatë, ka raste specifike ku...

Moti i Keq/ Në Mirditë bora bllokon rrugët e fshatrave të thella

Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka përfshirë të gjithë Shqipërinë ndërsa vihet re dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave. Moti i...

Zjarret në Los Angeles, shkon në 16 numri i viktimave

Ka shkuar në 16 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në Los Angeles. Numri i viktimave ka gjasa të rritet, sipas autoriteteve. Zjarret kanë...

Vrasja e Martin Canit, Luiz Ejlli i dedikon këngën e ndjerë

Luiz Ejlli, i ka dedikuar një këngë Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës ‘Fan Noli’, në nëntor të vitit...

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

Mijëra njerëz kanë protestuar kundër një konvente të partisë ekstremit të djathtë – Alternativa për Gjermaninë (AfD) – të shtunën, duke i bllokuar disa...

Lajme të tjera

Web TV