Rama në Ersekë: Fermerët janë në rrugën e suksesit, duhet ‘ortakëria’ e tyre me bashkitë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama u shpreh se fermerët dhe ecuria e tyre është mjaft e suksesshme, e gjitha kjo është e dukshme nga shifrat. Nga Mollai i Ersekës ku shquhet për prodhimin e mollëve, Rama tha se qeveria është gjithnjë pranë tyre pasi pavarësisht punës së lodhshme, ajo do të shpërblehet. Kreu i qeverisë tha se puna e fermerëve do t’i bashkëngjitet edhe bashkëpunimi me bashkitë në mënyrë që kërkesat e tyre të plotësohen hap pas hapi.

‘Realiteti me gjithë vështirësitë e veta me një karakter të trashëguar prej shumë e shumë viteve, është një realitet që ndryshon për mirë natyrisht. Atyre të cilëve si ju, i kushtohen dhe përpiqen dhe nuk dorëzohen përpara vështirësive të kësaj pune ua kthen gjithnjë e më mirë.

Këtu në këtë zonë ka një traditë por ka dhe një vazhdimësi rritjeje. Ashtu sikurse dhe sesi shifrat flasin, që puna juaj është e mundimshme por shpërblehen. Fakti që këtu janë shitur 80% të mollëve flet shumë. Flet për të ardhurat, por edhe për atë pjesë gjithnjë e më të vogël që t’i përshtatet logjikës së tregut. Tregut duhet t’i adaptohemi me kërkesat e tij. Është për të ardhur keq kur fermerët hedhin prodhimet e tyre. (…)

Është e rëndësishme që, pamjet e realitetit të jenë të plota për të kuptuar secili vendin e tij dhe për të kuptuar se ku është rruga e suksesit. Dhe sot, shumë fermerë janë në rrugën e suksesit. Fakti që ka një tendencë të re kthimi në fshat nga një numër i vogël të rinjsh por që po rritet hap pas hapi flet shumë për të ardhmen e jo shumë viteve larg. Normalisht që ka kushte që duhet të plotësohen e do të plotësohen hap pas hapi. Siç është kushti për të ruajtur rezervat frigoriferike. Bashkia duhet të shërbejë që të jetë dhe garant për punën e fermerëve, pra mes bashkisë dhe fermerëve të ketë një ortakëri.’– tha Rama.

Të fundit

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur,...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

Lajme të tjera

Web TV