Disa pamje tronditëse, me protagonist një burrë me origjinë kineze (trajner tenisi), i cili rreh vajzën e tij në një fushë tenisi në Serbi po bëjnë xhiron e internetit.
Babai fillimisht ka goditur vajzën e tij 14-vjeçare pasi kjo e fundit nuk ka bërë siç i kanë thënë në stërvitje.
Vajza u ul pa protestuar dhe babai i saj në vend që të ndalonte, filloi ta gjuante me shkelma.
Još jedno brutalno nasilje oca nad ćerkom. Dobio sam informaciju da je u pitanju porodica koja dolazi iz Kine. Podnećemo krivičnu prijavu i protiv ovog monstruma. pic.twitter.com/CrU7g0JcwU
— Igor Jurić (@lojzija) October 28, 2022
Dhe jo vetëm kaq, por duke e kapur për flokësh e hodhi në tokë dhe filloi ta shkelmonte.
Deri në atë moment, të pranishmit në lokal nuk kanë ndërhyrë, por kanë kapur skenën dhe kur e kanë parë të shtrirë në tokë, e kanë sulmuar.
Aktivisti serb Igor Gjuriq publikoi videon. Babai i vajzës u dërgua në departament dhe aty u mësua lidhja e tyre familjare.
“Një tjetër akt dhune nga babai ndaj vajzës së tij. Më njoftuan se kjo është një familje që vjen nga Kina. Edhe ndaj këtij përbindëshi do të bëjmë kallëzim penal”, ka shkruar Gjuriq.