“Shtëpia më e bukur në fshat me paratë nga Anglia”/ “The Sun” shkruan për çiftin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat britanike vijojnë të rrëfejnë historitë e shqiptarëve që kanë emigruar ilegalisht drejt Britanisë së Madhe, këtë herë gazetarët e tabloidëve “The Sun” dhe “Daily Mail” kanë mbërritur në vendin tonë.

The Sun shkruan për një çift të moshuarish, Saiti dhe Xhedria të cilët kanë ndërtuar një vilë dy-katëshe me paratë që u ka dërguar djali i tyre Nimet, i cili hyri ilegalisht në Britani dhe tashmë jeton e punon në Londër.

Por sipas The Sun çifti i të moshuarve shqiptarë, të cilët kanë ngritur vilën e tyre në një luginë buzë lumit në Shqipëri, nuk kanë arritur të përfundojnë punimet, kjo pasi edhe vetë punëtori që merrej me ndërtimin e shtëpisë së tyre është larguar për në Britani.

Pjesë nga artikulli:

Shtëpia mbresëlënëse e këtij çifti në Shqipëri u ndërtua duke përdorur paratë e dërguara nga djali i tyre, i cili shkoi ilegalisht në Britani.

Por Sait Shabaj dhe gruaja Xheride thonë se shtëpia e tyre është bosh, pasi djali i tyre tani po jeton në Angli për një jetë më të mirë.

Me pemishten e tij plot me pemë portokalli dhe pamje mahnitëse mbi një luginë lumi, shtëpia e tyre është padyshim më e bukura në fshat.

Sait, 70, dhe 53-vjeçarja Xheride shpresonin se djemtë e tyre, që punojnë jashtë vendit,do të ktheheshin në shtëpi sapo të ndërtohej shtëpia.

Por të tre e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të kthehen kurrë.

Më i riu i tyre, Nimeti, 30 vjeç, mbërriti në Britani në pjesën e pasme të një kamioni dhe tani jeton në Londër.

Ndërkohë, prindërit e tij jetojnë në një nga qytetet thuajse të braktisur të Shqipërisë veriore.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV