A do hiqet 100% taksa ndaj Serbisë?/ Sot vendos Kuvendi i Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taksa e vendosur  në masën 100 për qind ndaj mallrave serbe nga qeveria e kaluar e Ramush Harandinajt dhe heqja e saj me kushte nga ana e kryeministrit aktual Albin Kurti, e ka vendosur Kosovën nën një presion të madh ndërkombëtar.

Albin Kurti paralajmëroi se taksa 100 për qind do të hiqet më 15 mars, vetëm për lëndën e parë të Serbisë, ndërsa parashtroi një sërë kushtesh ndaj Beogradit.

Në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës për eliminim të barrierave ekonomike, tregtare dhe politike në raportet e ndërsjella dhe për pasojë nuk e pushon fushatën jomiqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marrëdhëniet me Kosovën, atëherë Qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të fillojë implementimin gradual të principit të reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë e më pastaj edhe në atë ekonomike e politike”, theksoi Kurti.

Por, ky qëndrim i Kurtit nuk u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell përmes një shkrimi në Tëitter, nuk e ka mbështetur Kurtin, duke thënë se pozicioni i SHBA-së është i qartë, tarifa duhet të largohet tërësisht.

Ne nuk e mbështesim heqjen e taksës pjesërisht nga kryeministri Albin Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të largohet plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo iu bë e qartë edhe Presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Grenell.

Heqjen e taksës e kërkoi edhe partia me të cilën bashkëqeveris Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm me SHBA-në dhe se asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit.

Lexo edhe :  Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit/ Veliaj prezanton projektet për 2025-ën

Askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës. Por, shumicës dërmuese iu mbushet mendja se SHBA-të, në rend të parë, dhe BE mund ta bindin Serbinë, përmes procesit të dialogut, ta njohë shtetin e Kosovës. Dëshiroj të besoj se mbledhja e nesërme e Kuvendit do ti japë përkrahje Qeverisë dhe kryeministrit Kurti të hiqet tarifa. Të hiqet ashtu siç po kërkojnë SHBA-të”, kishte shkruar Mustafa në Facebook.

Për këtë çështje, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e jashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës, ku nismëtar i kësaj seance është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Që nga 21 nëntori i vitit 2018, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë qenë të detyruara të paguajnë taksën 100 për qind, për të futur mallrat e tyre në territorin e Kosovës. Ndërsa tashmë pritet se çfarë qëndrimi do të mbajë Kuvendi i Kosovës.

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV