“Kemi jetuar të dy në Kombinat”, Erion Braçe mesazh Flori Mumajesit pas vendimit drastik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flori Mumajesi ka marrë ditët e fundit qendrën e vëmendjen në media e rrjete sociale.

Artisti ka ndarë prej disa ditësh gjendjen e tij emocionale me ndjekësit, duke bërë shumë prej fansave të tij të shqetësohen për kantautorin.

Erjon Braçe i ka dedikuar postimin e mbrëmjes së djeshme, duke kujtuar se si ata të dy janë çuna Kombinati dhe fton ndjekësit që ta dëgjojnë Florin, ta mbështesin, sepse jo të gjithë lindin e janë mes nesh si frymëzues, siç është Flori Mumajesi me repertorin e tij të gjatë.

Statusi i Braçes, i cili ka postuar edhe një prej këngëve hit të Florit, Thjesht të du:

Mezi e gjeta këtë këngë!

Shikoni!

Ka njerëz që kanë lindur të rrinë kot, hiç, kot.

Për vete, por edhe për të tjerët, shoqërinë!

Por ka të tjerë që kanë lindur të jetojnë, frymëzojnë. Të jetojnë vetë, të frymëzojnë një, dy, më shumë. Ju ndryshon ditën, dita ju ndryshon jetën, ndodh.

Të jetosh duke frymëzuar është më e mira që mund të ndodhë.

Flori Mumajesi ka lindur për këtë.

Të ndjejë, të krijojë, të shkruajë poezi e melodi, të recitojë e këndojë me zë e me shpirt, të gëzojë e frymëzojë, t’i shpërndajë të dyja, t’i dërgojë tek çdokush!

Të jetosh është edhe të ndjesh zhgënjim, gëzim, trishtim, hare, dhimbje, zgjim, dëshpërim, ringritje.

Të qeshësh e qash, të krijosh, shkruash, flasësh, këndosh përsëri!

Jo si detyrim ndaj kujt, thjesht të jetosh!

Si dallga, energjia e saj, zëri i saj!

Flori dhe unë kemi jetuar në Kombinat, jetuar.

Ajo lagje jetonte!

Nëse ka diçka që na dallon, të gjithëve që jetuam aty, ajo ka të bëjë me një fakt: Nuk dorëzohemi! Jetojmë! Edhe për të tjerët!

Lexo edhe :  Befason Egli Tako, provokon me setin e fundit çfarë po sjell këngëtarja…?

Tani thjesht dëgjojeni dhe duartrokiteni!

 

Të fundit

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Lajme të tjera

Web TV