Sandalet e Steve Jobs shiten në ankand, nuk do ta besoni shifrën marramendëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sandalet e veshura nga Steve Jobs, themeluesit të kompanisë “Apple” u shitën për 220 mijë dollarë në një ankand në New York të dielën.

Ato, ngjyrë kafe, kamosh, Birkenstock Arizonas i veshi Jobs në vitet 1970 dhe 1980 “gjatë momenteve më të rëndësishme në historinë e kompanisë “Apple”, sipas shtëpisë së ankandit.

Ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një palë sandale në ankand, tha drejtori ekzekutiv i Julien’s Auctions, Martin Nolan, dhe një rekord për këpucët në shtëpinë e ankandit.

Sandalet, të cilat u morën nga koshi i plehrave nga një ish-menaxher shtëpie, pritej të arrinin nga 60,000 deri në 80,000 dollarë, por çmimi përfundimtar i shitjes ishte 220 mijë dollarë.

Sandalet kishin qenë në disa ekspozita gjatë viteve, duke përfshirë një me kompaninë Birkenstock ku mori pjesë Chrisann Brennan, ish-partnerja e Jobs dhe nëna e fëmijës së tij të parë, Lisa. Sandalet ishin pjesë e “uniformës” së Jobs, tha ajo gjatë një interviste të vitit 2018 për “Vogue”.

Të fundit

Kurti i drejtohet BE-së me një letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti, sot i ka dërguar një letër përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme...

Sikur burrat e politikës të ishin sa gjysma e Ajola Xoxës!

Ilir Demalia Ajola Xoxa një ditë më parë, i dha një mësim të rëndësishëm shumë burrave të politikës 35-vjeçare, të cilët fshihen pas fustaneve të...

Vetëvrasja e gjimnazistes në Gjirokastër/ Letra e shkruar prej saj: Po ndihem e bullizuar

Një 17 vjeçare i dha fund jetës së saj ditën e djeshme në Gjirokastër duke u vetëvarur në banesën e saj. Kanë qenë familjarët...

Derisa e vërteta e pakundërshtueshme të dalë, duhet të besojmë në pafajësinë e Veliajt!

Altin Ketro Me arrestimin e Erion Veliajt, SPAK-u e ngriti stekën e goditjes së funksionarëve publikë aty ku kupa derdhet. Pavarësisht prokurorit që kreu hetimet dhe...

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama merr në dorë fushatën elektorale në kryeqytet

Kryeministri Edi Rama zbuloi mbrëmjen e së martës se do të kandidojë për deputet iqarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Duke mbyllur...

Lajme të tjera

Web TV