Burri i bën gjëmën bashkëshortes, djeg pa dashje 13 mijë euro që kishte fshehur në oxhak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

13 mijë euro u dogjën brenda pak minutave në Greqi, kur një burrë ndezi oxhakun pa ditur se bashkëshortja e tij kishte fshehur në oxhak plot 13 mijë euro.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një video në Tik Tok, ku përdoruesit tregon se si mijëra euro u dogjën si të ishin letër për shkak se çifti nuk kishin komunikim të mirë mes tyre.

Menjëherë pas publikimit video është bërë virale në Tik Tok.

“Kur në 2 minuta 13 mijë eurot që ke fshehur në oxhak bëhen shkrumb e hi ” është titulli i videos.

Siç shpjegon vajza që ka ngarkuar videon, duke iu përgjigjur pyetjeve të përdoruesve të Tik Tok, gruaja në fjalë kishte fshehur në oxhak 13 mijë eurot që kishte mbledhur me partnerin e saj, duke menduar se ishte një vend i mirë për t’i fshehur.

Por ajo harroi të njoftonte bashkëshortin, i cili sapo u kthye në shtëpi, ndezi oxhakun dhe kështu paratë u bënë hi. Sakaq mësohet se nga shuma totale u shpëtuan pesë mije euro, pasi çifti arrit ti nxirrte paratë në kohë nga oxhaku.

@makodaduna #λεφτα #αθηνα #money #crazy #τρελοκομειο#greece ♬ Money, Money, Money – Rajaton

Të fundit

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Lajme të tjera

Web TV