Pas përfundimit të garës në 28 tetor, Teatri Kombëtar ka 4 kandidatë të rinj. Në konkursin e çelur që në 30 shtator, janë paraqitur vetëm 4 platforma garuese nga regjisorët Elma Dorezi, Altin Basha dhe Kiço Londo dhe nga aktori Arben Derhemi.
Regjisori Altin Basha është larguar nga posti i Drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli.
Lirimin e tij nga detyra e ka firmosur zëvëndëskryeministrja, Belinda Balluku, në në mungesë të kryeministrit Rama, i cili është jashtë vendit.
“Z. Altin Basha, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – thuhet në vendim.
Ditën e nesërme në orën 10:00, në Ministrinë e Kulturës do të zhvillohet edhe takimi me kandidatët për drejtor të Teatrit Kombëtar.