“Shqiponjat të kthehen në Shqipëri”, kampioni i boksit i bashkohet tubimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampioni shqiptar i boksit, Kristian Demaj është bashkuar pasditen e sotme me tubimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta që është duke u zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shkodrani foli nga podiumi i Presidencës dhe ka thënë se ndonëse nuk ëhstë lindur apo rritur në Shqipëri, zemra e tij rreth kuq e zi.

Demaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në diasporë të kthehen në vendin e tyre dhe t’i bashkohen këtij manifestimi.

“Shqipëri dua të të dëgjoj. Jam i lumtur dhe krenar që ndodhem në këtë manifestim madhështor. Edhe pse nuk kam lindur këtu, zemra ime është vetëm kuqezi. Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullueshëm, që nuk duhet ta lë të shpopullohet. Zemra ime rreh për këtë rini, që duhet ta ndërtojë të ardhmen këtu. Shqiponjat duhet të kthehen e të jetojnë këtu. I ftoj të gjithë shqiptarët në mbarë botën t’i bashkohen besëlidhjes sonë kuqezi. Të gjithë së bashku në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës”,- u shpreh Demaj./Fjala.al/

Të fundit

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Pse truri i grave plaket më mirë se ai i burrave?

Burrat kanë një kromozom X dhe një Y, ndërsa gratë kanë dy kromozome X. Shkencëtarët kanë besuar për një kohë të gjatë se njëri...

A dëmtohet zemra nga darka e vonë?! Lexoni këshillat më të mira

Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja e vonë gjatë natës rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Koha E Të Ngrënit Dhe Shëndeti Zemrës Shumë njerëz...

Lajme të tjera

Web TV