Tension dhe frikë, Kombëtarja polake shoqërohet nga dy avionë luftarakë drejt Katarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Polonia po kalon një moment të vështirë në aspektin politik. Ditën e martë, një raketë që mendohet se është prodhuar nga Rusia goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Dy persona humbën jetën, tensioni është rritur dhe kryeministri polak thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë kombëtare për shkak të një situate krize siç e cilësoi ai ngjarjen.

Akoma nuk dihet nëse shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase apo një raketë ruse në të njëjtën ditë kur Rusia lëshoi dhjetëra raketa në Ukrainë.

Polonia është shtet i NATO-s, ndërkohë që ushtria është vënë në gatishmëri. Kombëtarja ka fluturuar drejt Katarit, aty ku do të garojë në Kupën e Botës në grupin C me Argjentinën, Meksikën dhe Arabinë Saudite.

Kombëtarja polake u shoqërua për arsye sigurie nga dy avionë luftarakë F-16 gjatë rrugës për në Katar, veprim që është pritur mirë nga Robert Lewandowski me shokë, të cilët takimin e parë në Kupën e Botës do e luajnë ndaj Meksikës (22 nëntor, 17:00).

Të fundit

Berisha shkel statutin, kreu i PD: Krerët e qarqeve jashtë votimit në primare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, mbledhja e cila është ende në vijim. Ish-kryeministri Sali Berisha ka...

’Shqipëria 2030′ në BE edhe për një drejtësi të pavarur”,Rama:Detyra jonë të ngremë zërin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se të enjten do të komunikojë sërish “live” me qytetarët në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai theksoi se...

Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja kush emërohet zv/ministër i Mbrojtjes

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka emëruar zëvendës ministren e re të Mbrojtjes. Në këtë detyrë është emëruar Blerina Abrazhda e cila do...

Bashkëfajësia vrasëse ndaj Ersës!

Nga Lutfi Dervishi Në një ditë të tejmbushur me politikë dhe SPAK, me protesta dhe zhurmë, zëri i një 17-vjeçare u shua në heshtje. Letra e...

Zotohet Berisha/ Sa të vij në pushtet, do të ndaloj veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se kur PD të vijë në pushtet do të ndalojë me ligj veprimtarinë e fondacionit të George Sorosit...

Lajme të tjera

Web TV