Dënohet me 2 vite burg Fatmir Alia, kërkoi 7 mijë € për mos arrestimin e 1 personi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Gjykata e Elbasanit, ka vendosur të dënojë shefin e njësisë së kërkimit në “FAST”, Fatmir Alia, i cili rezulton se së bashku me agjentin e tij, Sokol Fana, i kanë kërkuar 7 mijë euro shtetasit Klodjan Hajdërlli.

Ka qënë gjyqtarja, Idush Maliqi, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke deklaruar fajtor Fatmir Alia dhe dënuar me 2 vite burgim shefin e njësisë së kërkimit në “FAST”, që ndodhet pranë Policisë së Shtetit.

Në këtë rast fajtor gjykata gjeti dhe agjentin e “FAST”, Sokol Fana, duke e dënuar me 2.8 vite burgim.

Dy ish-funksionarëve të Policisë së Shtetit, përmes vendimit të gjykatës së Elbasanit, u hiqet e drejta për një periudhë 3 vjeçare, për të shërbyer apo mbajtur funksione në administratën publike.

Gjyqtarja Maliqi, deklaroi fajtor dhe Klodjan Hajdërlli, të cilin e dënoi me 3 muaj heqje lirie për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Hajdërlli, rezulton i dënuar me 5 vite burgim në Itali për drogë dhe pas përfundimit të dënimit në Shqipëri, ai do ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.

Sipas dosjes hetimore dy punonjësit e “FAST”, pranë Policisë së Shtetit, akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”.

Fana, duke shfrytëzuar dokumentin e policisë dhe një armë tip “Glock”, në muajin tetor 2021, ka shkuar në lokalin “S….” në Elbasan, që administrohet nga Klodjan Hadërlli, duke i treguar këtij të fundit se kishte probleme me drejtësinë italiane dhe se për këtë duhet të arrestohej.

Klodjani i ka kërkuar punonjësit të policisë, që ta linte të takonte nënën e tij, meqenëse do shkonte në burg.

Në këtë moment personi, i cili është prezantuar si agjent i Interpolit, Sokol Fana, i ka thënë Klodianit se mund ta rregullonin në mënyrë tjetër këtë punë, duke i kërkuar 7 mijë euro.

Të fundit

FIFA i mbyll Shqipërisë 20% të stadiumit për ndeshjen me Serbinë/Shkak sjellja e tifozëve

Më pak se dy muaj nga dueli emocionues që përfaqësuesja jonë e futbollit do të luajë me Serbinë, në...

BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova

Këtë vit, Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të vizave, duke ia bërë më të lehtë Brukselit të heqë regjimin pa viza...

GJKKO shqyrton sot ankimimin e Veliajt për ndryshimin e masës ‘arrest në burg’!

Këtë të mërkurë, 16 Prill, gjyqtari i posaçëm i hetimit paraprak, Erjon Bani, pritet të shqyrtojë kërkesën për lirim nga qelia të kryetarit të Bashkisë...

Ndarja nga jeta e futbollistit gjatë ndeshjes, FSHF del me njoftim zyrtar. Çfarë ndodhi

Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator...

Lajme të tjera

Web TV