Protestoi kundër vendimit të arbitrit, “kërcënohet” Ancelotti

Trajneri i Evertonit, Karlo Ancelotti mund të pezullohet, pasi gjatë ndeshjes së ekipit të tij ndaj Manchester United që u zhvillua ditën e dielë ai ka pasur një debat me arbitrin.

Skuadrës së Ancelottit iu anulua goli i fitores në minutën e 93 –t të lojës dhe për këtë arsye ai iu afrua gjyqtarit për t’i kërkuar shpjegime menjëherë pas ndeshjes, mirëpo ky i fundit i nxori kartonin e kuq.

Federata Angleze e Futbollit e ka akuzuar teknikun për sjellje të gabuar dhe në qoftë se italiani pranon akuzën e ngritur nga FAF-ja, atëherë ai do ia hidhte paq vetëm me një gjobë dhe do të shmangte përjashtimin për ndeshjen kundër Chelseas./Fjala.al/