Laboratori i drogës në Fier/ Kush është porositësi që u mbajt për 4 muaj në vëzhgim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga laboratori i kokainës i zbuluar një ditë më parë në Frakull të Fier. Referuar asaj që shkruhet në mediat malazeze, bëhet fjalë për një sasi prej 400 kg kokainë (ende e pakonfirmuar zyrtarisht), e cila ishte fshehur në një ngarkesë me pleh. Duke u bazuar në të njëjtën burim informacioni, thuhet se porositësi i kësaj sasia kokainë ishte Z.Cervanakut nga Tirana, i afërmi ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut, banesa e të cilit ishte shndërruar në laborator kokaine.

Kush është klienti?
Sipas informacioneve, inspektorët e Departamentit për Luftimin e Kontrabandës së Drogës vendosën të mos kapnin menjëherë kokainën, por të prisnin që klienti të vinte për dërgesën, pra të kontrollohej dërgesa. Pas një hetimi disa mujor, rezultoi se një shtetas shqiptar ka marrë përsipër ngarkesën dhe policia malazeze dhe kolegët e tyre nga Shqipëria e kanë mbajtur në vëzhgim. Në  Shqipëri u arrestuan 15 persona, ndërsa inspektorët kontrolluan hangarët në pronësi të klientit në Fier që është Z. Cervanakut nga Tirana. Ndërkohë në pranga kanë rënë Viktor Cervanaku, Demilson Cervanaku dhe Enxhi Ferhati, e ndërsa në kërkim është Zaimir Rodriguez.

Sinjali i parë
Sinjali i parë ka ardhur pasi sasia për të cilën ishte deklaruar rezultonte më e madhe nga sa thuhej. Pra flitej për rreth 400 kg pleh kimik, por kishte diferencë të madhe në vlerën e ngarkesës dhe transportit të saj. Hetimet kanë nisur pikërisht nga ky sinjal. Më pas në aksion janë përfshirë policia malazeze, ajo shqiptare dhe DEA. Ndërsa policia dhe doganierët ruanin ngarkesën, në sekretin më të rreptë, personat e lidhur me shitësin e plehrave ishin nën vëzhgim. Mbrëmjen e djeshme u bë e ditur se në bashkëpunim me DEA-n amerikane, SPAK dhe policinë malazeze u zbulua një sasi prej 400 kilogramësh pleh kimik i përzier me kokainë, e cila ishte nisur nga Mali i Zi për në Shqipëri.

Lexo edhe :  Festat e fundvitit kthejnë emigrantët, fluks në Pikën Kufitare të Kapshticës

Ngarkesa me pleh në skaner doli e pastër
Pas kontrollit me skaner, gjithçka rezultoi e pastër. Ish-drejtori i Drejtorisë së doganave, Rade Millosheviq tha se pas dyshimeve urdhëroi një kontroll fizik, ku për rrjedhojë u zbulua sasia e drogës. “Bëhet fjalë për një ngarkesë me pleh që është porositur nga një person fizik nga Shqipëria. Kam porositur një skanim të kontejnerit dhe skaneri nuk tregoi asgjë, por edhe pas kësaj pata dyshim se ngarkesa ishte e dyshimtë, sepse këtë e tregoi analiza e sektorit në administratë që drejtohej nga Željko Ivanoviq në atë kohë. Kemi kërkuar nga policia dhe nga qendra mjeko-ligjore që të bëjnë një analizë laboratorike, e cila ka treguar se kokaina është fshehur në pleh”, tha Millosheviç.

Të fundit

Veliaj 5 orë në SPAK: U denoncova nga një njeri që nuk ekziston

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit dje në Prokurorinë Speciale SPAK, ku u mor në pyetje...

Horoskopi ditor, 27 dhjetor 2024

Dashi Yjet ju ftojnë të bëni pauzë dhe të reflektoni për qëllimet tuaja, profesionale dhe personale. Në punë mund të merrni një ofertë interesante që...

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka një numër shumë të madh...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Lajme të tjera

Web TV