Belgët “çmenden” nga humbja ndaj Marokut, Brukseli “digjet” nga përleshjet e dhunshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Incidente të dhunshme shpërthyen në Bruksel pasi Maroku mundi Belgjikën 2-0 në Kupën e Botës në Katar.

Situate “u ndez” kur goli i parë i marokenëve u anulua, ndërsa në pjesën e dytë pati një përshkallëzim tensioni. Rreth 150 të rinj që ishin mbledhur në zonat e bursës dhe Gare de Midi. Atmosfera ishte e tensionuar edhe në Molenbeek.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale dhe të riprodhuara nga mediat belge tregojnë kazanët që digjen dhe një automjet bosh është përmbysur në mes të rrugës. Policia ka tentuar të shpërndajë turmën duke hedhur ujë me presion, ndërsa ka ndaluar qarkullimin në disa rrugë.

“Unë dënoj në termat më të ashpër të mundshëm incidentet që shpërthyen këtë pasdite. Policia tashmë ka ndërhyrë me vendosmëri. Unë i këshilloj mbështetësit që të mos vijnë në qendër të qytetit. Policia po përdor të gjitha mjetet për të ruajtur rendin public”, tha kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Clos, duke theksuar se i ka bërë thirrje policisë të bëjë arrestime.

Edhe para përfundimit të ndeshjes së futbollit, në qendër të qytetit “dhjetëra persona, mes të cilëve disa të veshur me kapuç, kërkuan konfrontim me policinë, duke rrezikuar sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia tha se protestuesit përdorën mjete piroteknike, hodhën objekte dhe disa të armatosur me shkopinj u vunë flakën rrugëve publike, duke shkatërruar semaforët.

“Një gazetar është plagosur në fytyrë nga flakët”, sipas policisë e cila më pas ka vendosur të ndërhyjë me automjete me topa uji dhe me gaz lotsjellës.

Lexo edhe :  Nesër Gjermania voton për Bundestagun e ri, ja cilat janë risitë e procesit

Në ndërhyrjen e policisë janë mobilizuar njëqind policë, të cilët janë sulmuar me sende. Policia u ka kërkuar banorëve dhe tifozëve që të shmangin zona të caktuara të qendrës së qytetit. Stacionet e metrosë u mbyllën dhe rrugët u bllokuan.

Të fundit

Vjedhja më e madhe në historinë e kriptovalutave/ Si u grabitën 1.5 mld dollarë

Në një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e kriptomonedhave, platforma e njohur e shkëmbimit të kriptomonedhave, Bybit,...

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndodhet sot në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës Kryetarja...

Meteofobia: Çfarë është dhe si ta trajtojmë?

Ekzistojnë lloje të ndryshme të fobive specifike, të tilla si të kafshëve ose të situatës (klaustrofobia, mjedisore, etj.), duke përfshirë fobitë që lidhen me...

Dhunoi vajzën e mitur duke e goditur me një send të fortë në kokë, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur. Mikel Ahmeti, sipas denoncimit, ka dhunuar vajzën duke e...

Parku Fotovoltaik ‘Blue 1′, Rama inspekton punimet! 77 mijë Mwh të injektuara në rrjet

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier. Ai inspektoi Parkum Fotovoltaik ‘Blue 1, i cili është në funksion të plotë që prej vitit të...

Lajme të tjera

Web TV