Flet i riu shqiptar që përplasi për vdekje të renë greke: Kërkoj falje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I riu shqiptar që përplasi 21-vjeçaren greke në Selanik ka dalë përpara gjykatës paraditen e sotme për të treguar pretendimet dhe kërkesat e tij. Mediat greke shprehen se ai ka kërkuar falje dhe raportojnë gjithashtu se ka qëndruar vetëm pesë minuta në zyrën e hetimit.

“Ngushëllime të përzemërta familjes. Nuk është momenti që unë të jap justifikime”, është shprehur i riu shqiptar, i cili ka depozituar edhe një memorandum me kërkesat e tij.

Ai akuzohet për veprën penale të drejtimit të rrezikshëm të automjetit me pasojë vdekjen, si dhe për braktisjen e një aksidenti trafiku dhe drejtimin e automjetit pa patentë përkatëse, teksa rrezikon burgim deri në 15 vjet.

Gjithashtu atij i është dorëzuar edhe vendimi për dëbim nga vendi, pasi u konstatua se banonte në mënyrë të paligjshme në vend, pa leje qëndrimi. Vendimi do të hyjë në fuqi pas gjykimit të çështjes, pasi mbi të, të rëndojë masa e paraburgimit.

E reja greke u shtrua me plagë të rënda në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit Papageorgiou, por nuk arriti të mbijetojë. Prindërit vendosën t’i dhuronin organet e saj. Mamaja e saj shpjegon edhe marrjen e këtij vendimi.

“Dhurimi i organeve ishte vullneti i vajzës sime, e kishte shprehur vetë gjatë diskutimeve në familje. Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli dhe kur u largua donte të bënte mrekullinë e saj, të jepte jetë”, shpjegon mamaja mes pikëllimit për humbjen e së bijës.

Të fundit

Kurti apo opozita e bashkuar, kush i ka votat për krijimin e qeverisë në Kosovë?

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por...

“Je njësoj si Berisha dhe Meta”, Rama “nervozohet” me komentuesit: Je emër problematik

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dje një komentuesi, sipas të cilit arritjet në fushën e turizmit nuk ishin merita e qeverisë, por e...

“Sun”: Shqipëria vendi ballkanik plot me xhevahire të fshehura për t’u zbuluar

Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor në mesin e turistëve britanikë falë përballueshmerisë së saj dhe vendpushimeve mahnitëse, kulturës unike dhe...

Euro ‘në vend numëro’, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 10 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 95.2 lekë dhe shitet me 96.3 lekë. Euro blihet me 98.6 lekë dhe shitet 99.3 lekë. Franga zvicerane...

Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj, por shifrat tregojnë se Shqipëria ende nuk është...

Lajme të tjera

Web TV