Protesta e 6 dhjetorit/Meta takon Berishën, të vendosur për protestën para Kryeministrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbaroi takimin në selinë blu me Sali Berishën dhe duket se do ta vazhdojë ta mbështesë atë në protestën që ka paralajmëruar më datë 6 dhjetor, kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në një dalje për mediat, Meta tha se sigurinë nuk e cenojnë qytetarët, por kryeministri Edi Rama.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me Petrit Vasilin zhvilloi një takim në selinë e Partisë Demokratike me Sali Berishën, i cili shoqërohet nga Flamur Noka. Takimi i Metës me Berishën vjen vetëm disa ditë para protestës së 6 dhjetorit, ku policia ka njoftuar PD se nuk mund ta zhvillojë protestën para Kryeministrisë ku ishte paralajmëruar se do të mbahej. Ndërkohë në deklaratat e përsëritura kreu i PD ka theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe se do të mbahet para kryeministrisë, ditë në të cilën pritet të mbërrijnë në Tiranë dhe krerët më të lartë të BE, për të marrë pjesë në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. PD refuzoi dhe propozimin e Bashkisë së Tiranës që të vijojnë me planet e protestës së tyre në sheshin “Skënderbej”. Një ditë më parë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi se do të jetë pjesë e protestës së organizuar nga demokratët. I pyetur se ku do të zhvillohet protesta, për shkak se Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zonë e vendosur brenda perimetrit të sigurisë së organizimit të samitit, Meta tha: “Siguria në Shqipëri është gjithmonë nën kërcënimin e mafies në pushtet dhe kurrsesi e qytetarëve të lirë të saj. Së dyti nuk është njoftuar protestë për kryetarin e bashkisë, por një manifestim proeuropian që e gjithë Shqipëria dëshiron të japë një mesazh mirënjohjeje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitike të BE-së, për të nxitur Shqipërinë dhe vendet e tjera që të ecin në rrugën e integrimit europian. Dhe në Shqipëri nuk ka asgjë dhe s’duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se Kushtetuta dhe mbi Kushtetuta është vetëm populli sovran dhe i lirë”, tha Meta. Kreu i Partisë së Lirisë la të kuptohet se protesta e opozitës në datën 6 dhjetor do të zhvillohet para Kryeministrisë. I pyetur për mosdhënien e lejes për ta zhvilluar protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Meta tha: “Nuk është çështje sigurie, është çështje Kushtetute. Jemi për Shqipërinë europiane, jo regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe minimin e gjithë procesit të integrimit europian të Shqipërisë për vite të tëra. Sigurinë e Europës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në një bazë logjistike ndërkombëtare për të gjitha llojet e trafiqeve, me në krye kokainën”. Meta foli për gazetarët pas një takimi të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike me kryetarin e kësaj të fundit, Sali Berisha. Një ditë më parë, Meta konfirmoi zyrtarisht se do të merrte pjesë në protestën e 6 dhjetorit, që përkon me ditën kur në Shqipëri do të zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, një ngjarje historike që ndodh për herë të parë në vendin tonë.

Të fundit

Elon Musk largohet nga administrata Trump, ja arsyeja

Miliarderi dhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, po largohet nga administrata Trump pasi drejtoi një fushatë të ashpër për...

Erjon Zaloshnja: Eni Çobani s`më la të mbaroja juridikun, më dogji diplomën

I ftuar në podkastin “Klo’s Friends”, me gazetaren Klotilda Harka, Erjon Zaloshnja befasoi me pohimin se Eni Çobani i ka djegur diplomën. Ai tregoi...

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, zbardhet agjenda

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë pune në Aachen të Gjermanisë. Shefi i ekzekutivit do të marrë pjesë në punimet e ...

Gjykata amerikane “shuplakë” Trumpit: Shpalli tarifa në kalim të kompetencave

Një gjykatë federale amerikane ka bllokuar tarifat e shpallura nga presidenti Donald Trump, duke i cilësuar ato si tejkalim të kompetencave të tij. Gjykata e...

Braçe: “Pse duhet të jetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë? Duhet të jetë në…”

ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht edhe momentin...

Lajme të tjera

Web TV