Motra e shtatzënës së vrarë: Ishte e martuar vetëm 3 muaj, e dhunonte fizikisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Motra e gruas shtatzënë, e cila u vra të mërkurën në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj, ka bërë të ditur se e ndjera ka qenë vetëm 3 muaj e martuar me të dyshuarin, dhe “ata muaj sa ka qenë e martuar ka qenë pre e dhunës fizike e psiqike nga burri i saj”.

Në gjendje të rëndë emocionale e mes lotësh, Burbuqe Brahimi, ka thënë se gjatë kësaj kohe motra e saj ka qenë e keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht.

“Motra ime ka qenë vetëm tre muaj e martuar. Na e kemi pa vazhdimisht gjatë atyre muajve se ka pasur probleme, jemi shkua e kemi nda. Ish-burri ka vazhdua me ardhë edhe te shtëpia. Ne jemi vetëm motra pa prind e vëlla. Ai i ka thënë s’ke çka shkon në shtëpi të babës se nuk e ke askënd. Kemi shkuar se ka pasur dhunë, e kanë rre, e kanë maltretua, e kanë shti brenda, me armë i kanë rënë në kokë, krejt trupin e ka pas të plogësht, krejt e mavitë ka qenë, se kanë lanë me ardh në Llugagji kurrë te shtëpia e babës këtu, kurrë hiç hiç me u bashku me motra”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka thënë se i dyshuari kishte kërkuar që fëmija pas lindjes t’i kthehet dhe se kanë lajmëruar policinë për këtë rast, por që nuk kanë marrë ndonjë ndihmë.

“Sot në mëngjes ka pas me lind, edhe pasi të kish lind fëmijën ka pas më ia dhënë ish-burrit. E kemi lajmërua rastin edhe në Polici më herët, por na kanë thënë keni mbrojtje, por askush kurrë nuk ka ardhë me këqyr”, ka vijuar Brahimi.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se sa herë ka ardhur për vizitë te familja e saj ka ardhur me përcjellje nga vjehrra dhe se rasti është lajmëruar në organet përgjegjëse.

Lexo edhe :  Pas katër vjetëve, Mali i Zi dërgon ambasadorë në Prishtinë dhe Beograd

Sipas saj, e ndjera i ka thënë burrit që do t’ia dorëzojë fëmijën po sa të lind.
“Edhe nuk kanë lënë me ardh edhe kur ka ardh ka ardh me përcjellje, me vjehrrën e vet, se kanë lanë me ardh vetë kurrë hiq. Po po, ka ardh, u sill nëpër sokak a këtu brenda s’ka guxuar me hi, e nëpër sokak po. Ka qenë rasti në Polici, ka qenë rasti në qendër sociale, në Gjykatë, në krejt i ka pas rastet, i ka thanë që kur të lindë fëmijën ta dorëzoj edhe kaq ka qenë. Të shtunën e kemi dërguar në spital në Gjinekologji edhe i ka thanë doktor Hajrizi që ke me lind, rastin e ki urgjent. Kur e kemi dërguar ata kanë thënë për sot ka me lind me operacion”.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj ka thënë se “në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, do të ketë dorëheqje dhe shkarkim”, teksa ka shtuar se po të merrej më shumë prokuroria me këtë rast, do të ishte parandaluar kjo vrasje tragjike./RTVDukagjini/

Të fundit

Kuvendi shkarkon nesër kreun e Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo dhe anëtarët

Kuvendi do të shkarkojë nesër në seancë plenare anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Me votat e deputetëve...

SHBA/ Çmimet në janar shënuan rritjen më të madhe në këto 18 muajt e fundit

Në janar, çmimet për konsumatorët në SHBA shënuan rritjen më të madhe që nga gushti i vitit 2023, duke u rritur me 0.5%. Kjo rritje...

Pas rreth 7 orësh seancë për Erion Veliajn, GJKKO tërhiqet për vendim

Përfundon pas 6 orësh seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, gjyqtari Erjon Bani tërhiqet për vendim. Të fundit që parashtruan argumentet e...

Greqia zgjedh presidentin e ri

Parlamenti i Greqisë zgjodhi ish-kryetarin e tij, Konstandinos Tasoula, si president të vendit të mërkurën, duke miratuar kandidaturën e nominuar nga qeveria konservatore për...

Veliaj në sallën e gjyqit/ Mbështetësit e tij rikthehen sërish para SPAK-ut

Një numër qytetarësh janë paraqitur sërish pasditen e kësaj të mërkure pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Teksa brenda...

Lajme të tjera

Web TV