Vuçiç anulon pjesëmarrjen në samitin e BE-së në Tiranë, “shpërthen” me fyerje ndaj Kurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka përdorur fjalor të vrazhdë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviqit si këshilltare e ministrit Rashiq. Gjithashtu, në shenjë revolte, Vuçiq e ka anuluar pjesëmarrjen e tij të paralajmëruar në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Kurtin dhe Rashiqin, Vuçiq i ka quajtur “terroristë lluma”.

Ti terrorist llum, të kesh kujdes që të mos e lëndosh ndonjë serb me zgjedhjet që bën, sepse serbët dhe shteti serb do të dinë se si të përgjigjen. Dhe ty Evropë, turp të qoftë”, ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se përzgjedhja e Rashiqit dhe Trajkoviqit nga Kurti, tregon se ata duan përndjekjen, dëbimin dhe zhdukjen e serbëve nga Kosova.

“Çfarë ka bërë terroristi Albin Kurti, do të duhej ta marr dënimin e merituar nga BE-ja, por natyrisht kjo gjë nuk ka ndodhur”, ka deklaruar ai.

Sipas Vuçiqit, me këtë vendim, Kurti ka shkelur jo vetëm Marrëveshjen e Brukselit, por edhe ligjin ndërkombëar. Ai ka thënë se Kurti ka zgjedhur “llumat më të këqinh serbë”.

“Më të këqinjtë, s’ka më të këqinj se Rashiqi dhe Rada Trajkoviqi. Ata nuk e kanë besimin e askujt në Kosovë, por e kanë besimin e terroristit llum Albin Kurtit dhe besimin e agjencive ndërkombëtarë që i kanë vendosur në ato pozita, duke menduar ta shkatërrojnë Serbinë dhe ta frikësojnë atë”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se e ka anuluar pjesëmarrjen e delegacionit serb në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor, për shkak të ngjarjeve të sotshme në Kosovë.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV