Erdogan: Turqia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme, ndërsa dezinformimi po përhapet si sfidë gjatë procesit të digjitalizimit, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan, raportojnë mediat e huaja.

“Turqia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme në botë për shkak të vendndodhjes së saj strategjike, politikave origjinale që ajo ndjek dhe qëndrimit të saj parimor për çështjet rajonale dhe globale”, tha Erdogan në një video-mesazh në Samitin Stratcom 2022.

Gjatë samitit dyditor që filloi sot në Istanbul, pjesëmarrësit do të trajtojnë tema globale në fushën e komunikimit strategjik. Duke u mbledhur nën temën “Komunikimi Strategjik në Epokën e Pasigurisë”, platforma përmban 52 folës nga më shumë se 24 vende dhe një audiencë të shquar prej mbi 3 mijë personash.

Erdogan tha se në vazhdën e digjitalizimit, po ndodhin transformime të mëdha në mjetet e komunikimit dhe burimet e lajmeve, duke shtuar se “ndotja informative” dhe dezinformimi po përhapen si dy sfidat më të theksuara të periudhës aktuale.

Presidenti turk theksoi se kanalet digjitale po përdoren gjithnjë e më shumë si element i operacioneve psikologjike në tensionet dhe konkurrencën ndërshtetërore.

“Hipokrizia gjatë luftës sonë të drejtë kundër organizatave të përgjakshme terroriste, veçanërisht DEASH, FETO dhe PKK, e ka zbuluar vazhdimisht këtë të vërtetë tronditëse. Së fundmi, gjuha e disa organizatave ndërkombëtare mediatike që e pamë pas aktit terrorist në rrugën Istiklal ka qenë në favor të autorëve”, tha Erdogan.

Ai tha se nevojitet një komunikim, e cila duhet të jetë e përqendruar tek e vërteta. Më 13 nëntor, grupi terrorist YPG/PKK kreu sulm terrorist në rrugën e frekuentuar Istiklal të Istanbulit, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 81 të tjerë.

Të fundit

Begaj bën bashkë socialistë e demokratë në Mirditë: Turizëm patriotik-fetar-historik

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Mirditë, ku u takua me autoritetet drejtuese,...

Euro 98 lekë? Eksperti i ekonomisë tregon “skenarin e zi”: Çfarë na pret në Shqipëri…

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se rënia e euros do të vijojë të zbresë në pikun më të ulët në histori. Pano Soko...

Insektet do të bëhen ushqim i zakonshëm i tryezave për një arsye shëndetësore

Sipas një studimi të fundit, neveria ndaj insekteve mund të kapërcehet dhe ushqimi me këtë bazë mund të bëhet i zakonshëm. Kjo pasi, insektet...

Shkarkimi tashmë çështje orësh, Allegri shpërthen ndaj të gjithëve

Massimiliano Allegri një hap larg shkarkimit nga Juventusi. Trajneri i bardhezinjve shpërtheu ndaj të gjithëve pas triumfit në Kupën e Italisë, duke u përplasur...

Ben Affleck ndahet sërish nga Jennifer Lopez

Lajmet më të fundit nga bota e showbiz-it, janë se aktori Ben Affleck dhe këngëtarja Jennifer Lopez, janë ndarë sërish. Martesa e tyre e dytë...

Lajme të tjera

Web TV