Liderët e BE vijnë të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 6 dhjetor, për herë të parë Shqipëria do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian në samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Tiranë do të mbërrijnë që prej pasdites së datës 5, krerët e 27 vendeve anëtare, drejtuesit e Bashkimit Europian, por edhe liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vetëm liderët e Serbisë nuk kanë konfirmuar deri më tani mbërritjen në Tiranë. Ardhja e Vuçiç apo Bërnabiç në këtë samit nuk konfirmohet deri më tani as nga Beogradi zyrtar, por as nga organizatorët e samitit.

Ndërkohë, vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor do të jenë të përfaqësuara në këtë samit me krerët e shteteve, ose kryeministrat.

Përveç mesazheve dhe deklaratave që do të jepen nga liderët europianë, ky samit do të këtë rëndësi edhe për marrëveshjet që pritet të firmosen.

Njëra nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet do të jetë edhe heqja e tarifave të roaming mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Më herët një marrëveshje e ngjashme për të hequr tarifat e roaming është firmosur mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë vjen pak muaj pasi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën procesin e negociatave për anëtarësim në Unionin Europian.

Të fundit

KQZ: Nuk ka kapacitete për regjistrimin e emigrantëve pa dokumente shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundësi teknike për të regjistruar emigrantët që nuk disponojnë një dokument identifikimi shqiptar....

Berisha “fushatë” në Berlin: Votoni CDU-në, pastaj PD-në…

  Shefi i opozitës shqiptare Sali Berisha po bën fushatë në Gjermani ku ju ka kërkuar shqiptarëve atje që të votojnë CDU dhe Ferderic Merz...

Parashikimi i horoskopit 5 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot, duhet të përqendroheni për reagimin tuaj ndaj gjërave që janë jashtë kontrollit. Shumë energji e paparashikueshme po ju rrethon tani, duke dërguar sinjale...

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve amerikanë, ndërkohë që administrata e...

Lajme të tjera

Web TV