Berisha: Samiti i BE mbështetës për PD, opozita nesër mbush rrugët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë para protestës së opozitës, por edhe para samitit të BE, Partia Demokratike ka ndryshuar sloganin. Berisha doli sot në një komunikim për mediat, ndërsa prapa tij shfaqej slogani “Europe the right way. Not the Rama way”.

Samitin e nesërme të BE në Tiranë, Sali Berisha e shikon si një mbështetje për Partinë Demokratike dhe popullin opozitar, për të cilin tha se nesër do të mbushe rrugët.

 

 

Ish-kryeministri u shpreh se Partia Demokratike është partia e vlerave, qe liberalizoi vizat per shqiptaret, qe firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe anëtarësoi vendin ne NATO.

“Nesër zbarkon lidershipi i Evropës në aktin e mbështetjes më të madhe të vlerave evropiane. Në këtë konstest, ky samit përbën mbështetjen më të fuqishme për PD dhe popullin opozitar.

Është kjo parti që në tre dekada qëndroi lokomotivë e vërtetë e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO. Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë, sepse është kjo parti në qeveri që firmosi MSA, e cila liberalizoi vizat, mori rekomandimin për statusin e vendit kanditat.

Samiti iu nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratet, idealet demokratike të saj. Por nesër ne populli opozitar do të mbushe rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste, në një protestë të fuqishme. Pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij”, theksoi nder te tjera Berisha.

Të fundit

Dorëheqja e kupolës së PD dhe bashkimi i opozitës, urgjente për shërimin e demokracisë

Nëse llogarisim vetëm votat brenda Shqipërisë, pa përfshirë diasporën, rezulton se votat anti-Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit...

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

Lajme të tjera

Web TV