Rama publikon pamje nga vendi ku do të mirëpresë liderët e BE-së: Gjithçka gati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e nesërme, me 6 Dhjetor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak minuta më parë pamjet nga sallat ku do të mirëpresë liderët e BE-së.

“Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri”, ka shkruar Rama.

Sa i përket axhendës, në orën 09:30 pritet të mbërrijnë liderët europianë, ndërsa 30 minuta më vonë do të firmoset marrëveshja roaming. Seanca fillon në orën 11:00, ndërsa sesioni i dytë i saj vijon në 12:15.

Në fund, Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel; Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Të fundit

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN,...

Preç Zogaj: Dy lajme nga jashtë me rëndësi të madhe brenda

Lajmi i parë ishte deklarata e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet e 11 majit. E vonuar në krahasim me deklaratat e mëpërshme dhe me ato...

Mori rrugën e pelegrinazhit, haxhiu shqiptar ndërron jetë dhe prehet në varrezat e Mekës

Haxhi Avdi Jusufi, një shqiptar besimtar nga Kosova, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotme teksa merrte pjesë në pelegrinazhin e Mekës dhe është varrosur...

VIDEO: Mori 7200 vota, Myslim Murrizi shton darkë për demokratët e Tiranës

Politikani i djathtë Myslim Murrizi ka shtruar darkë falenderimi për demokratët e Tiranës, të cilët e mbështetën me votë në zgjedhjet e 11 Majit....

“Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”

E ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ilirjana Kuçana, e cila ishte kandidate për deputete në listë të...

Lajme të tjera

Web TV