Sulmet ajrore Ruse lënë në errësirë Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sulmeve ajrore ruse, të cilat kanë goditur goditur rrjetin elektrik të Ukrainës, miliona ukrainas kanë mbetur në terr. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nga këto sulme janë prekur shumë rajone, dhe paralajmëroi gjithashtu se rreth gjysma e Kievit do të mbetet pa energji elektrike në ditët në vijim. Ai tha se inxhinierët veçse kanë nisur punën për të riparuar linjat elektrike të goditura nga sulmet. Deri tani nuk janë raportuar viktima. Ndërsa katër persona u vranë në sulmet e së hënës.

Zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ignat, i tha Radios Evropa e Lirë se më 5 dhjetor mbrojtja ajrore ka arritur të godasë mbi 60 nga 70 raketat e lëshuara. Ai tha se 38 raketa u lëshuan nga bombarduesit Tu-95, që gjenden të stacionuar në rajonin e Detit Kaspik dhe në rajonin jugor rus të Rostovit. Ky rajon gjendet në kufirin lindor të Ukrainës. Ndërkaq, 22 raketa të llojit Kalibr, sipas tij, u lëshuan nga anijet e flotës ruse në Detin e Zi.

Në fund të nëntorit Zelensky tha se sulmet me raketa ruse kanë dëmtuar më shumë se 50 për qind të infrastrukturës energjetike të vendit. Sulmet ajrore ruse në rrjetin elektrik të Ukrainës dhe infrastrukturën tjetër kanë lënë miliona ukrainas pa ngrohje, pa energji elektrike dhe ujë, në një kohë me temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Marrë nga REL

Të fundit

Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Rubrika “Ne, evropianët” na çoi këtë të martë, më 5 gusht, në Shqipëri apo El Doradon e re për...

“Nis transformimi i Banjave të Bënjës”, Rama: Përmirësohet infrastruktura turistike

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e transformimit të plotë të Banjave të Bënjës, një prej destinacioneve kryesore turistike në zonën e Përmetit dhe...

Domeniko Modunjo, një zë që fluturoi mbi kohën

6 gusht 1994 – Vdekja e këngëtarit në moshën 66 vjeçare Nga Leonard Veizi Në horizontin e kaltër të viteve pesëdhjetë, kur Evropa ende mblidhte copat...

Barazia para ligjit dhe objektivi, apo iluzioni i aksioneve…

Nga Fejzo Subashi Barazia para ligjit është një nga vlerat themelore të të drejtave të njeriut, si dhe elementi e parimi kryesor i demokracisë dhe...

Hapet zyrtarisht Skema: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

Për të dytin vit radhazi në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon Skemën Kombëtare të Investimeve që mbështet fermerët me financim...

Lajme të tjera

Web TV