Gazetari Artan Hoxha ka analizuar sulmin ndaj kryetarit të PD Sali Berisha ditën e martë gjatë protestës.
Hoxha tha në emisionin “Opinion” se shkuarja e autorit të ngjarjes në protestë pa kartë identiteti dhe telefon tregon që ai e ka planifikuar sulmin.
“E çuditshme që ai nuk kishte telefon dhe kartë identiteti. Ai në momentin që bëri goditjen, reagimi i shoqëruesve të Berishës nuk do të ishte me dhunë, por kapja e tij. Në fillim mu duk e pabesueshme që Berisha mund të goditej, është njeri që nuk mund ta godasësh kollaj. Si doli aq shpejt kartela e tij. Duhet një hetim nga një grup prokurorësh dhe PD vet të çojë vet avokat që të bëhet një transparencë e plotë që mos themi mes dy vitesh që kush ia bëri Berishës”,-tha Hoxha.