Megaoperacion në 5 shtete për klandestinët shqiptarë, 13 trafikantë të arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup trafikantësh shqiptarë që kryenin transportin e klanestinëve shqiptarë nga Belgjika në Britaninë e Madhe kanë rënë në prangat e policisë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se hetimet për grupin në fjalë, siç raportojë mediat, kanë nisur që në korrik të vitit 2018 nga policia e Brukselit.

Ja rruga që ndiqnin, klandestinët shqiptarë ishin dërguar nga Shqipëria në Belgjikë, më pas ishin vendosur në hotele në pritje të nisjes së tyre me kamion për në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëzimet për transportin e klandestinëve vinin nga Mbretëria e Bashkuar, ku edhe qëndronin kapot e rrjetit.

Më 19 dhjetor 2019, hetuesit belgë, të ndihmuar nga kolegët e tyre nga Antwerp, Halle-Vilvoorde dhe Mons, ndërhynë njëkohësisht në shtatë adresa të ndryshme.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtatë të dyshuar, me kombësi shqiptare. Dy persona u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës. Gjatë operacionit, hetuesit zbuluan kokainë, një peshore dhe një makinë llogaritëse.

Në bashkëpunim me policinë britanike, kreu i organizatës u arrestua në të njëjtën kohë në Mbretërinë e Madhe. Pesë anëtarë të tjerë të organizatës, dy të dyshuar në Mbretërinë e Madhe, një i dyshuar në Greqi, një i dyshuar në Itali dhe një i dyshuar në Mal të Zi u arrestuan gjithashtu jashtë vendit. Pritet që së shpejti të ekstradohen drejt Belgjikës.

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV