Vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën të bien dakord për një paketë të nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë në bisedimet të mërkurën vonë, thanë diplomatët ndërsa liderët e BE-së u mblodhën në Bruksel të enjten për samitin e tyre të fundit të vitit.
Vendet iu afruan një marrëveshjeje në negociatat e së mërkurës, por Polonia dhe disa vende të tjera kanë ende kundërshtime, tha një diplomat i BE për Reuters, duke shtuar se një draft i ri pritej të qarkullonte të enjten në mbrëmje.
Sanksionet e reja ndaj Moskës janë penguar nga mosmarrëveshja nëse BE-ja duhet ta lehtësojë kalimin e eksporteve ruse të plehrave nëpër portet evropiane, edhe në rastin kur kompanitë e plehrave janë në pronësi të oligarkëve të listës së zezë, shkruan The Guardian.
Disa thonë se kufizimet e BE-së përbëjnë një kërcënim për sigurinë ushqimore për vendet në zhvillim, ndërsa të tjerë argumentojnë se lehtësimi i tyre do të lejonte oligarkët rusë që zotërojnë biznese plehrash të shmangin sanksionet e BE-së kundër tyre, transmeton.
Një diplomat i BE-së tha se Polonia dhe shtetet baltike po u thonë vendeve të tjera se po mashtrojnë veten nëse mendojnë se lehtësimi i kufizimeve për plehrat ruse nuk do të abuzohet si një shteg për oligarkët.
Disa shtete anëtare duan që Programi Botëror i Ushqimit të përfshihet në autorizimin për eksportet e plehrave në vendet që kanë nevojë për të.