Moti i keq sjell sërish hapjen e portave, banorët të frikësuar nga përmbytjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e shtuara të shiut gjatë natës kanë bërë që të rikthehet paniku tek banorët e zonës së Mirditës, kjo edhe për shkak se kompania Kurum ka hapur portat e Hidrocentralit të Shkopetit pa vënë në dijeni Bashkinë e Kurbinit.

Burime nga  Abc,thonë se pavarësisht se nuk pati përmbytje, banorët kanë qenë të frikësuar gjatë gjithë kohës, pasi prurjet në lumin Mat edhe mund të shtoheshin.

Sipas tij e gjithë situata e krijuar vjen pasi kompania Kurum sa herë që ka reshje me intensitet të lartë shiu hap portat e Hidrocentralit të Shkopetit, pa njoftuar kompanitë.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Çfarë ka ndodhur në Kurbin ditën e sotme.

Zani: Në orën 8 të mëngjesit ditën e sotme një portë e madhe e hidrocentralit të Shkopetit është hapur pa njoftuar autoritete e Kurbinit, banorët janë gjendur të papërgatitur.

Xhokaxhi: Prurjet e mëdha kanë dëmtuar këmbët e urës së Zogut. Prurjet e mëdha shkaktuan panik në fshatrat e Mirditës. Fatmirësisht lumi mat nuk doli nga shtrati pasi banorët vullnetarisht vendosën thasë me rënë në pikat nevralgjike.

Zani: Nga vjen zyrtarizmi që Kurum nuk ka hapur portat?

Xhokaxhi: Në mëngjesin e sotëm pasi kontaktova me autoritet më njoftuan se kjo pasojë ka ardhur si pasojë e mos njoftimit të autoriteteve të Kurbinit, duke hapur panik tek banorët. Më pas autoritet vendore na njoftuan se Korumi ka njoftuar autoritet por me vonesë. Pasdite gradualisht niveli i numrit të Matit është ulur, por duhet të themi se janë rrezikuar edhe banesat edhe banorët. Banorët kanë thënë se janë rrezikuar shumë. KA disa vite që kompania Kurum në prurjet e mëdha të reshjeve të shiut hapin portat por nuk e menaxhojnë mirë.

Lexo edhe :  “Jemi shumë vonë për primaret”/ Berisha i përgjigjet Bardhit: Do zbatohet statuti

Zani: Cila është situata aktuale?

Xhokaxhi: Është e qetë, niveli i lumit të Matit po bie gradualisht. Por banorët ndodhen sërish në terren pasi i druhen hapjes së portave pasi sërish ka prurje në liqenin e Shkopetit.

Të fundit

Arrestimi i Veliajt, Rama acarohet me problemet teknike në video-live: Fuck y***

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka folkur në Në rubrikën "Sy m'sy" ku tha se Shqipëria ka vite...

SPAK çel fushatën elektorale në një ditë me Berishën

Nga Mero Baze Erion Veliaj u shoqërua sot në ambjentet e burgut në Tiranë, me kërkesë të SPAK, pas akuzës për korrupsion pasiv dhe pastrim...

Klea Huta në krah të Veliajt: Forca lali, t’i e bëre Tiranën vend më të mirë!


Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Klea Huta shpreh mbështetjen ndaj kryebashkiakut, duke theksuar se ky i fundit e ka kthyer Tiranën në një...

Rama merr vendimin! Çfarë do të ndodhë me Bashkinë Tiranë pas arrestimit të Veliajt?

Pak pasi hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dolën nga Bashkia Tiranë duke marrë kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama është njoftuar teksa ishte...

Veliaj në burg/ Gazetari paralajmeron: Së shpejti do ketë edhe drejtorë të arrestuar

Gazetari Elvi Fundo foli sot për çështjen e arrestimit të Erion Veliajt dhe të çfarë vjen më pas. Ai tha se kjo është një ditë...

Lajme të tjera

Web TV