Vuçiç merr vendimin që do t’i kushtojë shumë Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim unanim që kërkesa për kthimin e forcave të sigurisë serbe në Kosovë të dorëzohet sonte në formë elektronike, ndërsa nesër në mëngjes në vendkalimin administrativ dhe zyrtarisht komandës së KFOR-it.

“Kërkesa është në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së për kthimin e një numri të caktuar nga qindra në një mijë në Republikën e Kosovës. Vendimi është marrë unanimisht me respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, sqaroi Vuçiç, i cili mori pjesë në seancën e Qeverisë me ftesë të kryeministres.

Vuçiq tha për RTS se në këtë moment do të ishte e rëndësishme që forcat e sigurisë serbe të kthehen për mbrojtjen e popullatës serbe dhe mbi të gjitha për atë që parashikohet në Rezolutën 1244 të OKB-së, që është kontrolli në vendkalime.

“Do të ishte një vendim i mirë. Por, në bazë të të gjitha deklaratave të deritanishme jemi pothuajse të sigurt se nuk do të pranohet, por presim të shohim”, tha ai.

Vuçiç nënvizoi se kjo është hera e parë që një qeveri serbe merr një vendim të tillë, me iniciativën e tij.

Ai vuri në dukje se kishte pretendime se qeveria e Zoran Gjingjiç e bëri këtë në vitin 2003, por shtoi se kryeministri i atëhershëm Gjingjiç bëri një lëvizje politike dhe i dërgoi një letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por pa një kërkesë zyrtare.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV