Rama u del në mbrojtje mjekëve/ Premton rritje pagash 100%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se objektivi i mandatit të qeverisë, ishte rritja e pagave për mjekët dhe infermierët me 100% krahasuar me shumën që merrnin para qeverisjes së PS.

Në pritjen që u bëri punonjësve të shëndetësisë sot me rastin e festave të fundvitit, Rama bëri me dije se kushtet e punës janë përmirësuar në shëndetësi dhe se ka akoma vend për përmirësim.

Deri më tani punonjësve të shëndetësisë paga u është rritur deri në 70% që nga pikënisja, “Por kjo nuk mjafton, do të bëjmë sërish rritje”, tha Rama.

Më tej Rama u doli në mbrojtje mjekëve dhe infermierëve, duke thënë se u shpreh solidaritet për hijen që i shoqëron në jetën personale, “që punonjësit e shëndetësisë janë të korruptuar”.

“Ju shpreh të gjithë solidaritetin për atë që ju shoqëron gjatë gjithë kohës në  jetën tuaj personale, një hije sipas së cilës infermierët në këtë vend të shikojnë nga xhepi sesa të kapin me dorë. Shprehje brutale, përdoret nga ata që për fat të mirë s’kanë pasur nevojë për ju. Por kanë një kënaqësi e të marrit nëpër gojë të njerëzve që vihen përballë  dritave të skenës për arsye të ndryshme. Patjetër nuk mungojnë rastet e individëve të padenjë në bluzat e bardha. Këto janë përjashtime. Në sistemin tonë arritjet janë meritë e mjekëve dhe infermierëve”, tha Rama.

Të fundit

Liverpool tërheq fanellën me numrin 20 në nder të Diogo Jota

Liverpool ka vendosur të tërheqë përherë fanellën me numrin 20 në të gjitha nivelet, përfshirë ekipet e para të...

18-vjeçari humb kontrollin e mjetit! Vdes pasagjeri 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas mesnatës, rreth orës 00:40 (12 Korrik). Raportohet se mjeti tip...

Berisha – fati ynë apo zgjedhja jonë?

Fatos Tarifa Tre individë kanë dominuar historinë politike të shqiptarëve qysh nga krijimi i shtetit tonë të pavarur - Ahmet Zogu (1924-1939), si kryeministër, si...

Rama publikon pamjet nga Shkoda/ Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Është përmbyllur fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin dhe çlirimin e zonës së Dajlanit në Shkodër. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm...

12 Korrik 927 – Dita kur lindi Anglia, roli i madh i mbretit Aethelstan

Në mëngjesin e 12 korrikut të vitit 927, një akt politik i ngjashëm me një marrëveshje të heshtur, por me pasoja të thella, do...

Lajme të tjera

Web TV