Dita e Diasporës, Rama: Mirënjohje për emigrantët e kthyer në atdhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në Ditën e Diasporës, shprehu dje mirënjohjen për të gjithë emigrantët që janë kthyer në atdhe për të investuar dijet e fituara bashkë me kursimet në emigracion.

Kryeministri shprehu respektin për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, ndërsa ndau në rrjetet sociale një video të emigrantëve të rikthyer në atdhe. “Me përuljen plot respekt për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, po edhe me mirënjohjen e admirimin për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar dijet e fituara bashkë me kursimet në emigracion, duke u bërë shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende jashtë, ju uroj një të diel të bukur”, u shpreh ai. Përmes videos, kryeministri solli në vëmendje shembuj suksesi të shqiptarëve që kanë lënë emigrimin për t’u kthyer në Shqipëri. Stefani Spiri muzikante, e cila ka mbaruar studimet e larta në Shtetet  e Bashkuara të Amerikës  ka vendosur tashmë të zhvillojë aktivitetet e saj artistike në Shqipëri. Një tjetër i ri i rikthyer nga emigrimi për të investuar në vendlindje është Bajram Nikolli. Ai ka emigruar në Itali që në moshën 15-vjeçare, ka studiuar e punuar atje dhe kursimet i investoi në Shqipëri edhe pse është me pasaportë italiane. Ferdinand Allkanjari, fermer është rikthyer në vendlindje nga viti 2005 dhe ka investuar në 4 dynym serra ku kultivon perime.

Fatmir Hysa pas 30 vitesh në emigrim u rikthye për të investuar të ardhurat e tij në një hotel në vendlindje. Ndërkohë,  me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka vlerësuar kontributin e emigrantëve shqiptarë për vendet pritëse dhe për Shqipërinë. Nikolla  thekson se kapitalet financiare, sociale dhe humane të emigrantëve shqiptarë janë një burim i rëndësishëm për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.“Në shtetet ku janë vendosur, vëllezërit e motrat tanë emigrantë, punojnë e jetojnë me dinjitet, duke kontribuar në ekonominë, sistemin e mirëqenies, shoqërinë dhe kulturën e vendeve pritëse. Diaspora shqiptare, e hershme dhe e re, është pjesë vitale e ekonomive, shoqërive, kulturave, shkencës, jetës intelektuale e publike në vendet pritëse. Kapitalet financiare, sociale dhe humane të emigrantëve shqiptarë janë një burim i rëndësishëm për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare”, tha ajo.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV