Emocione, muzikë dhe spektakël/ Nis sot nata e parë e Festivalit të 61-të të Këngës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nis numërimi mbrapsht për Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Pas një pune kolosale, vjen këtë të hënë (19 dhjetor) nata e parë e Fest 61, eventi muzikor kombëtar më i rëndësishëm.

Artistë të njohur të muzikës shqiptare, artistë të rinj e grupe alternative, do të ngjiten në skenë për të dhuruar një natë plot emocione, me muzikë dhe spektakël.

Festivali i 61-të i Këngës  i cili çel sot siparin e 4 netëve nën tingujt e muzikës, ka rezervuar për publikun edhe disa numra specialë. Emra të njohur të artit do të ngjiten në skenën magjike të Festivalit për të dhuruar emocione dhe mesazhe të forta për publikun.

Festivali i Këngës, një prej eventeve me vlerat më të larta të muzikës shqiptare ndër vite do të mirëpresë në skenë 16 artistë të njohur të skenës 10 këngëtarë të rinj dhe grupe alternative që garojnë për 5 çmime të rëndësishme që do të caktohen nga një juri profesioniste.  Do të jetë pikërisht nata e sotme, ku publiku do të njihet me emrat e jurisë profesioniste të Festivalit.

Në natën e parë që starton sot në orën 21:00 do të performojnë 13 këngëtarë: Enxhi Nasufi, Erma Mici; Fabian Basha; Anduel Kovaçi; Fifi; Urban Band; 2 Farm; Sara Kapo; Rezarta Smaja; Albina dhe familja Kelmendi; Sergio Hajdini; Luna Çausholli; dhe Rovena Dilo.

Një prej risive të këtij edicioni të 61-të të Festivalit të Këngës së RTSH ka të bëjë me këngët të cilat nuk janë bërë të ditura më herët për publikun, por do të prezantohen për herë të parë në dy netët e Festivalit. Qëndroni gati, ky edicion i Festivalit të Këngës, do të jetë spektakolar.

Lexo edhe :  Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Këtë vit ndryshe nga herët e tjera çmimi i parë i Festivalit të Këngës do të përcaktohet nga juria profesioniste, ndërsa kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 do të zgjidhet nga votat e publikut. Këto ndryshime vijnë si rezultat i ruajtjes së vlerave të festivalit, por edhe përshtatjes së kërkesave specifike që kërkon Eurosongu.

Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të shijojnë live netët e muzikës së Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, kanë mundësi të blejnë biletat online ose fizikisht në sportele.

Shitja e biletave ka nisur për të katërta netët magjike që pritet të sjellë muzika e lehtë shqiptare, ku qytetarët do të mund t’i blejnë online me një klik larg në www.myticket.al ose mund të drejtohen fizikisht në agjencitë Unionnet-WesternUnion apo sportelin pranë Pallatit të Kongreseve.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV