S’e fitoi dot vendin e punës si mjeke, e reja shqiptare largohet: Lamtumirë o vendi im

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lirie Hasani, një studente e dalluar në bachelor dhe master në studimet e saja në UP, vendos të largohet nga Kosova. Ajo kishte vendosur të aplikonte në një konkurs në spitalin e Gjilanit, mirëpo ajo nuk kishte arritur të pranohet, dhe për çudi në komisonin vlerësues ishte një zyrtare me shkollim privat dhe me bachelor, shkruan Jepi zë.

Kosovë, unë po nënshkruaj për të lën ty sepse ma shuajtën edhe shpresën e fundit”, ka shkruar ajo në psotimin e saj të gjatë. Postimi i plotë:

Unë po iki Kosovë , nuk po të duhem ty! Nuk qenka mjaftueshëm niveli im i shkollimit, puna dhe djersa ime për ty Kosovë. Nuk qenka mjaftueshëm nota ime (5.0) në shkollën e mesme të mjekësisë. Nuk qenka mjaftueshëm diplomimi im Bachelor në Universtitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina ” me notë mesatare (9.34).

Nuk qenka mjaftueshëm studimet në nivelin Master poashtu në Universitetin e Prishtinës me notë mesatare (9.54).
Nuk qenka mjaftueshëm se gjatë gjithë studimeve kam qenë bursiste si studente e dalluar. Nuk qenka mjaftueshëm njohja e gjuhëve të huaja deri në nivel B1. Nuk qenka e mjaftueshëm edhe pervoja ime si infermiere me doktorët më të mirë në rajon dhe më gjerë.

Kosovë , nuk paska qenë i mjaftueshëm vlerësimi i profesorëve në Universitetin e Prishtinës e per ironi në konkurse sikur këto në Spitalin e Gjilanit une përpara duhet ta kem një kryesuese të komisionit me nivel Bachelor Ekonomik në Kolegj privat e cila shumë mirë “ka ditur të bëjë kalkulimet” gjatë “vlerësimit” në intervistë!.

Kosovë , une kurrë nuk do të bëhem pjesë e pazareve dhe vegël e askujt për një vend pune por padrejtësinë do ta luftoj dhe kundërshtojë.

Lexo edhe :  Kur Teodor Keko paralajmëronte se korrupsioni nuk mund të luftohet nga të korruptuarit

Kosovë , unë pata edhe një shpresë për të qëndruar në vendlindjen time , të jap kontributin dhe dijen time që kam marrë nga instucionet arsimore tua. Por këtë mundësi që nuk e pata unë shpresoj që në të ardhmen do ta kenë familja, kolegët e mi dhe e gjithë shoqëria e këtij vendi.

Kosovë, unë po nënshkruaj për të lën ty sepse ma shuajtën edhe shpresën e fundit. Kosovë, mua po më pret Europa por unë të prita ty! Lamtumirë Kosovë !

Të fundit

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon...

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e më e dukshme e krizës...

Lajme të tjera

Web TV