Teatrin e ri Kombëtar/ Rama ndan fotot: Gur i çmuar në gjerdanin e veprave moderne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar kanë nisur, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme fotot nga projekti. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Rama shkruan se teatri i ri është një gur i çmuar në gjerdanin e veprave moderne që i shtohet vendit tonë.

Mirëmëngjesi dhe me të ardhmen që nisi të ndërtohet për teatrin e ri kombëtar, si një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e veprave moderne të Shqipërisë që duam për fëmijët tanë, ju uroj një ditë mbarë”, shkruan Rama.

Punimet për teatrin nisën një ditë më parë, ndërsa do të quhet ‘Zemra e Tiranës’. Projekti i Teatrit është ideuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels, një vepër arkitektonike e shekullit XXI, që do të mirëpres artëdashësit nga marsi i vitit 2025. Ndërtesa e re do të ketë formën e një Fjongo që ndan qartazi 3 hapësirat apo zonat funksionale të një teatri: Front of House, apo zona ku ndërveprojnë vizitorët me të gjithë hapësirat e nevojshme si holli, foyer, black box; Back of House, zona e përshtatur për ambientet administrative, teknike, dhe hapësirat e nevojshme për aktorët dhe qendra apo lidhja e te dyjave me sallën kryesore të teatrit; Salla Kryesore në Qendër. Për shkak të formës së objektit krijohen 4 hapësira kryesore performimi me 1,514 ulëse. Puna për teatrin e ri ka nisur pasi u shpall kompania fituese Agi Cons dhe Re-Is. Tenderi kushtoi 1 miliard e  840 milionë lekë.

Me nisjen e punës për hapjen e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar, u vendos në mënyrë simbolike guri i të themelit për këtë vepër arkitektonike mbresëlënëse të Tiranës së shekullit XXI. Teatri i Ri, do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë

Lexo edhe :  Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Të fundit

Rama vizitë në Vlorë, pritet të mbërrijë në Bashki

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në bashkinë e Vlorës. Mësohet se kreu i qeverisë do të jetë prezent...

Çfarë do të thotë vërtet “Globalizoni Intifadën”

Nga Bret Stephens Zohran Mamdani pati tre raste për të mohuar shprehjen “globalizoni intifadën” gjatë një interviste për fundjavë në NBC me Kristen Welker. Do...

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një grindjeje në dukje të...

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celcius

Për ditën e sotme (3 korrik) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore të thata. Moti...

Seanca e fundit e legjislaturës së X. Shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit të Integrimit

Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë. Në rend të ditës është miratimi i raportit vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian...

Lajme të tjera

Web TV