“Koha e maskarenjve, Shqipëria e shqiptarëve!”/ Gazetari “shigjeton” kryeministrin Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë, në  Finiq dhe Dropull dhe deklaratat e tij për minoritetin grek.

Duke iu drejtuar Ramës, Hoxha thënë se Himara është Shqipëri dhe jo minoritet grek dhe nuk njihet si e tillë nga Shqipëria.

Reagimi i plote:

Himara eshte SHQIPERI, qirje Rama.

Mitsotaqi! Mitsotaqi! Mitsotaqi!

Kryeministri grek, po “patrullon” sot në jugun e Shqiperise, me nje helikopter model “Chinook” te forcave ushtarake greke.

Autoritetet shqiptare e kane cilesuar si nje vizite ne zonat minoritare në jugun e Shqiperise.

Madje kryeministri Rama, do ta shoqeroje homologun grek, në nje pjese të madhe te vizites.

Media greke e ka cilesuar, si vizita e pare e nje kryeministri grek, në Himare.

Sipas tyre, në zonen e Vorio-Epirit, lirite dhe te drejtat e bashkekombasve greke, shkelen nga Shqiperia.

Duke pare axhenden e Mitsotaqis, bie në sy fakti, se ai, do te vizitoje Finiqin, Livadhjane dhe Derviçanin, te cilat Shqiperia i njeh zyrtarisht si zona minoritare.

Me falni, por vizita e kryeministrit grek nis nga Himara!!!!!

Himara as nuk eshte minoritet grek dhe as nuk njihet zyrtarisht nga Shqiperia si e tille.

Himara eshte e banuar historikisht dhe masivisht nga shqiptare.

Por në Himare, Mitsotaqi po parakalon si triumfatore në pedonalen e qytetit para qytetareve shqiptare greqisht-foles, qe mbajne flamuj e simbole greke dhe po flet nga podiumi i improvizuar para zyrave të OMONIA-s, ne krah te Fredi Bejlerit!!!!!

E di kryeministri yne kete pune???!!!

Qirje Rama, Himara nuk eshte minoritet grek.

Himara ka qene prej mijera vjetesh, eshte dhe do te mbetet pjese e pandare e territorit te Shqiperise.

Kallo taksidhi qirje Rama, mazi me to filos tu, qirje Mitsotaqis…

Lexo edhe :  Sulmi në Gjermani, reagon Sali Berisha: Dënoj me forcë aktin terrorist

(Udhetim të mbare zoti Rama, bashke me mikun tend, zotin Mitsotaqi).

Koha eshte e maskarenjeve,

SHQIPERIA eshte e shqiptareve…????????????????????????????????

Të fundit

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”/Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV