Persona të maskuan sulmuan ekipin mediatik në Kosovës, gazetarët dërgohen në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një trend alarmues, AGK-ja është njoftuar sot për një tjetër sulm të rëndë kundër gazetarëve që po raportojnë nga veriu i vendit.

Persona të maskuar e kanë sulmuar ekipin e Klan Kosovës në Zubin Potok.

Ekipi i përbërë nga gazetarët Qëndresa Bellagoshi, Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, janë sulmuar sot në fshatin Zupç. Gazetarja Bellagoshi dhe shoferi Sinani kanë marrë trajtim mjekësor, pasi që xhamat e veturës së thyer nga gurët i kanë goditur në fytyrë. Teksa, Demiri dhe Bejtullahu kanë shpëtuar pa lëndime.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Sulmet e vazhdueshme përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe pengojnë raportimin për zhvillimet në veri. Andaj, AGK-ja, kërkon nga KFOR-i dhe EULEX-i që të luajnë rol shtesë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, që vazhdojnë të jenë cak i sulmeve të organizuara nga grupe personash të maskuar.

Të fundit

“Fjala.al” parashikoi fituesin e zgjedhjeve, rënien e PD dhe mandatet e PSD! Ku gabuam?

Rezultati total: PS 77, PD 52, PSD 3, SHB 3-5, PM 2-4 dhe LB 1. Ky ishte parashikimi i rezultatit...

Qarku i Lezhës drejt përfundimit, PS apo PD do të marrë mandatin e katërt?

Në Lezhë janë numëruar 103 qendra votimi nga 245 në total, ku kryeson PS me 11,846 vota ose 44.9%, ndërsa e dyta renditet PD-ASHM...

VIDEO: PS merr 95 % të votave në një kuti në Berat, shikoni reagimin e Topallit e Ballës

Gjatë numërimit të votave të diasporës është regjistruar ditën e sotme një kuti votimi nga qarku i Beratit, e cila ka pasur 95 %...

“Është e trishtueshme dhe tronditëse”, John Legend flet për gjendjen e Kanye West

John Legend ka folur në një intervistë të botuar të shtunën nga “London Time” për marrëdhënien e tij me Kanye West dhe për “rënien”...

Futbolli vlen më shumë se zgjedhjet! Komisionerët kërkojnë pushim: Luhet Vllaznia-Egnatia

Teksa po vijon procesi i numërimit të votave në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, një rast i pazakontë pritet të ndodhë në Shkodër,...

Lajme të tjera

Web TV