Nikolla mesazh urimi deputetëve: Në sezonin e ri, debatet me kulturë janë të mirëpritura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka dërguar një mesazh urimi deputetëve të Kuvendit, ku i uron për festat e fundvitit dhe ndërkohë i falenderon për punën dhe debatet gjatë këtij sezoni që tashmë është mbyllur.

“Janë të mirëpritura debatet dhe mospajtimi midis shumicës dhe pakicës. Ato përbëjnë thelbin e demokracisë parlamentare. Kultura joetike dhe joqytetare e debatit është një shembull i keq për shoqërinë dhe, si e tillë, e papranueshme dhe e dëmshme”, shkruan Nikolla.

Lexoni mesazhin e plotë të saj për deputetët:

Me rastin e mbylljes së sesionit parlamentar dëshiroj t’ju falënderoj të gjithë Ju, deputetë të mazhorancës dhe opozitës, për kontributin Tuaj në debatin parlamentar të të gjitha përmasave, në ushtrimin e funksioneve dhe në veprimtaritë e Kuvendit të Shqipërisë.

Sesioni që sapo mbyllëm ishte një kohë punësh të rëndësishme për hartimin e akteve ligjore, për kontrollin dhe monitorimin e qeverise dhe mbështetjen e institucioneve të pavarura. 16 seancat plenare, 85 mbledhjet e komisioneve të përhershme dhe dhjetëra veprimtari të tjera parlamentare i kemi realizuar bashkërisht, në komunikim me njëri-tjetrin, ku ka mbizotëruar transparenca në rritje, si shërbim ndaj qytetarëve.

Në punën time të përditshme jam përpjekur t’i qëndroj besnike angazhimit tim për të qenë e paanshme, në mënyrë që të gjithë deputetët të gëzojnë hapësirat dhe aksesin në seancat plenare, në komisionet dhe veprimtaritë e tjera parlamentare sipas Kushtetutës dhe Rregullores.

Kolege dhe kolegë të nderuar,

Janë të mirëpritura debatet dhe mospajtimi midis shumicës dhe pakicës. Ato përbëjnë thelbin e demokracisë parlamentare. Kultura joetike dhe joqytetare e debatit është një shembull i keq për shoqërinë dhe, si e tillë, e papranueshme dhe e dëmshme.

I bëj apel ndërgjegjes suaj qytetare që në çdo debat të respektojmë kodet tona zakonore, kuvendet e odat shqiptare, të gjithë atë që ne e konsiderojmë traditë të vyer dhe krenohemi me të. Liria e fjalës është dhe do të mbetet thelbi i demokracisë. Që kjo liri të mos cenohet kurrë, fjala duhet të udhëtojë gjithmonë përkrah përgjegjësisë, akuza përkrah faktit.

Lexo edhe :  Shtatori vjen me surpriza! Rama dhe Berisha bien dakord për Reformën Zgjedhore?

Me modesti Ju sjell në vëmendje maksimën e Papa Françeskut se moskontrolli i fjalëve të këqija sjell edhe moskontrollin e ndjenjave dhe shkakton një ndotje shumë më të madhe se ndotja e mjedisit.

Përfitoj nga rasti për të përsëritur urimin tim për një vit të ri të mbarë për vendin tonë të dashur, Shqipërinë, si dhe shëndet e gëzime në familjet Tuaja!

Sinqerisht,

Lindita NIKOLLA

Të fundit

Arrestohet nga imigracioni amerikan TikTokeri i famshëm

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai...

Refleksion/ Mes pasionit dhe realitetit për ta shqepur Serbinë

Nga Leonard Veizi Kur një shqiptar merr rrugën për të parë ndeshjen e Kombëtares, ai nuk po blen thjesht një biletë. Ai po blen një...

Zbulime arkeolgjike në liqenin e Bovillës, i takojnë mesjetës së hershme

Liqeni i Bovillës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ndërsa ofron për vizitorët një peizazh të veçantë, si një destinacion mjaft interesant për...

NOTAT/ Manaj dhe Broja ‘ngelin’ në klasë, Hysaj më i miri për tanët!

Pas barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë, "SofaScore" ka bërë me dije edhe notat e ndeshjes. Më i miri i gjithë takimit u shpall portieri...

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë kandidati për president në Kolumbi

Kandidati për zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë në vitin 2026, Miguel Uribe Turbay, është plagosur rëndë pas një sulmi me armë gjatë një tubimi elektoral...

Lajme të tjera

Web TV