SPAK pushon dosjen për Flori Ballhysën, “përndjekësin” në “Vetting”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka vendosur të mbyllë dosjen hetimore të rregjistruar ndaj Komisionerit Publik, Florian Ballhysa.

Komisioneri më i rëndësishëm i “Vettingut”, u kallëzua në muajin Shkurt 2022, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Vendimi për mbylljen e hetimeve është marë në 28 dhjetor 2022, ku pas 10 muaj verifikime, prokuroria ka dalë në konkluzjonin se komisioneri, Florian Ballhysa, nuk ka shkelur asnjë nga kriteret penale që kualifikojnë “Shpërdorimin e detyrës” dhe “Fshehjen e të ardhurave financiare”.

Florian Balllhysa, njihet si komisioneri që “përndjek” prokurorë dhe gjyqtarë, me urdhëra nga lart dhe segmente të errëta të botës politike dhe kriminale, duke kërkuar në KPA shkarkimin e tyre.

Mes prokurorëve që Ballhysa ka “përndjekur” në mënyrë të padrejtë dhe orientuese nga segment e errëta, ka qënë dhe vetë prokurori që në SPAK, i mbylli dosjen penale.

Në vendimin e pushimit të Florian Ballhysën, prokurorët e SPAK thonë se”…edhe sikur të vërtetohej se Florian Ballhysa, ka ushtruar profesionin e avokatit pa paguar detyrimet tatimore, në fakt rezulton se gjatë kohës së ndodhjes së ngjarjeve në 2003 deri në 2005, ndodhemi para institutit të parashkrimit të veprës penale…”.

Por gjatë zhvillimit të hetimeve, SPAK ka mbledhur disa dokumente nga institucione të ndryshme, ku provohet se Ballhysa është paisur me liçensën e avokatit dhe ka ushtruar profesionin, pa pasur një nipt tregtar pranë Drejtorisë së Tatimeve.

Hetimi ka provuar se Dhoma Kombëtare e Avokatisë, i ka dhënë në vitin 2003 komisionerit Florian Ballhysa, titullin e avokatit dhe ka ushtruar këtë profesion nga viti 2002 deri në 2005. Sipas dhomës së avokatisë, për periudhën e vitit 2004, Ballhysa ka qënë me status pasiv pasi rezulton të ketë pasur marrëdhënie pune me administratën publike.

Lexo edhe :  Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Njëherësh përmes dy përgjigjeve të mara në 10 dhe 23 Mars nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Tiranë, ka rezultuar se Ballhysa nuk ka qënë i rregjistruar për rregjistrimin e ndonjë aktiviteti privat për periudhën 2002 deri në vitin 2004.

Për këtë çështje SPAK, ka marë në pyetje dhe komisionerin Ballhysa, i cili në dëshminë e tij, ka pranuar se nuk e kishte deklaruar në dosjen e tij personale, kur ka garuar për të qënë pjesë e Komisionerit Publik në Vetting.

“…deklarimin e fitimit të titullit si avokat në 2 dhjetor 2002, e shpjegon se nuk e ka paraqitur në kuadrin e marrëdhënies së punësimit ose vetëpunësimit edhe për faktin se në momentin e fitimit të konkursit në vitin 2002, e për disa muaj të vitit 2003, ai ka qenë i punësuar në administratën shtetërore, përkatësisht në Ministrinë e Pushtetit Vendor. Por që këtë eksperiencë pune në administratën shtetërore në nivel ekzekutiv, Ballhysa nuk e ka bërë pjesë të jetëshkrimit të tij për qëllim të konkurimit, sepse e ka vlerësuar se nuk përmbush kriteret e parashikuara në ligj…”-thuhet në vendimin e pushimit.

Pavarësisht kësaj situate, pritet që në 11 janar 2023, gjyqtarja Flora Hajredinaj, të vendosi nëse do pranojë kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj komisionerit Ballhysa apo të kthejë dosjen për plotësim të hetimeve.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV