Nis puna për rindërtimin e shkollës ‘Emin Duraku’/ “Do jetë ndër më të bukurat në rajon”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në zonën e ish-Bllokut po rindërtohet dhe në shtator të këtij viti do të presë nxënësit e saj, në një godinë të re, me hapësira moderne, njësoj si të gjitha shkollat e tjera të rindërtuara në Tiranë. Me një kapacitet prej 1300 nxënësish, kjo shkollë, e cila gjithashtu u dëmtua nga tërmeti, do të ketë në përfundim të saj 51 klasa, 6 laboratorë, bibliotekë, si dhe dy palestra, të cilat mund të përdoren nga fëmijët jashtë orarit mësimor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, vizituan kantierin e shkollës, rindërtimi i së cilës është financuar nga Bashkimi Europian dhe PNUD.

“Dua të sqaroj se loti i fundit i shkollave, që po rindërtojmë pas dëmtimit nga tërmeti, është një lot ku porositësi është Bashkia e Tiranës, por zbatimi dhe financimi bëhet nga një partneritet midis Bashkimit Europian dhe PNUD-it. Kjo do të thotë se është respektuar edhe cikli i tyre i burokracisë, por ka edhe një shprehje: “Kalit të dhuruar nuk i shihen dhëmbët”. Për sa kohë që, ky financim vjen prej këtij bashkëpunimi dhe është dhuratë e këtyre dy agjencive, nuk e kemi luksin të themi ‘jo, nuk e duam’, sepse ne kemi nevojë për çdo mundësi që t’i bëjmë shkollat e Tiranës më të bukura. Kjo është arsyeja pse shkollat “Sami Frashëri”, “Lasgush Poradeci”, “Luan Hajdaraga”, “Klodian Tanushi” etj, përfunduan më shpejt, kurse shkollat e tjera jemi në një fazë më të vontë,” tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se, duke qenë se shkolla “Emin Duraku” ndodhet në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës, ajo është projektuar e tillë, që të shfrytëzohet nga i gjithë komuniteti.

“Shkolla e re ‘Emin Duraku’ do të jetë për 100 vitet e ardhshme të Tiranës. Ka formën e një ‘L’-je, për të maksimizuar këtë hapësirë në zemër të Bllokut. E dimë që këtu është toka më e shtrenjtë, është tregu më i gjallë i pronës dhe duam që këtë aset të Bashkisë së Tiranës m’u në zemër të Njësisë 5, ta maksimizojmë. Do shfrytëzojmë të gjithë brinjën rreth shkollës, pra që të lirojmë hapësirë në mes, pa e copëtuar hapësirën; do të ketë një shkollë komplet të re, me dy hyrje, për të lehtësuar sidomos fluksin e mëngjesit, por edhe për faktin se është në Bllok. Ka shumë institucione përreth, do të thotë se edhe lëvizja e makinave në 07:30-08:30 është vërtet e rënduar. Besoj se me zgjidhjen që na është dhënë, – ku, këtu në hyrjen klasike, nga zona e stadiumit “Dinamo” ne të kemi palestrën, – kemi përmbushur edhe ambicien tonë për shkollën komunitare,” shpjegoi ai.

Lexo edhe :  Konferenca e Solidaritetit Islamik/ Veliaj pret Sekretarin e ISSA dhe presidentin e KOKSH

Veliaj tha se në shtator edhe shkolla “Emin Duraku” i bashkohet buqetës së 43 shkollave të reja të rindërtuara pas tërmetit në Tiranë. “‘Emin Duraku’ do jetë një nga ato shkolla që do i bashkohet buqetës së shkollave të Tiranës, që janë padyshim më të mirat në rajon. Mezi pres t’i japim një çikë gaz këto kohë, sa kemi edhe kohë të mirë, të sigurohemi që çunat dhe gocat, engjëjt e vegjël të Njësisë 5, në shtator futen te shkolla e re,” deklaroi ai.

Ndërsa, ministrja Ibrahimaj nënvizoi faktin se puna që Bashkia e Tiranës po bën me shkollat është investim për të ardhmen. “Ky ndryshim që Bashkia e Tiranës po bën me shkollat është ndryshimi i duhur, se nuk është e rëndësishme vetëm të investosh në infrastrukturë, por është e rëndësishme të investosh në të ardhmen, sepse është e ardhmja që do të garantojë mirëqenien e të gjithëve ne. Uroj që ky transformim të vazhdojë si te shkolla “Emin Duraku”, siç kemi treguar në të gjithë shkollat e tjera, në të gjithë rrugët e Tiranës, në të gjithë infrastrukturën e Tiranës sepse është ndryshimi që duan qytetarët e Tiranës,” u shpreh ajo.

Të fundit

Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Nga Ylli Pata Në të gjithë botën, protestat zhvillohen nga qytetarët dhe jo nga senatorë e deputetë, të cilët edhe...

Rama: Mungesa e përfaqësuesit rus nuk ishte zgjedhja jonë

“Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja...

“Flija vetëm 2 orë”, Laert Vasili zbulon arsyen e trishtë pse është futur në “BBV4”

Mbrëmjen e djeshme Laerti teksa ka qenë duke biseduar me Valbonën ka treguar edhe arsyen pse është futur në BBV4. Para disa muajsh babai i...

Rama darkë me ambasadorët: Shqipëria nuk ka plan B, veç BE-së

“Gjithnjë, në këto raste, ndihme pakza i pezmatuar kur shoh mungesën e fytyrave të njohura, miq të këtij vendi, të cilëve iu është dashur...

Trafik i rënduar në vigjilje të Krishtlindjeve, trafik në hyrje dhe dalje të Tiranës

Në prag Krishtlindjesh trafiku në Tiranë vazhdon të jetë një makth për qytetarët. Konkretisht tek ish-sheshi Shqiponja është krijuar një radhë kilometrike e makinave që...

Lajme të tjera

Web TV