Dashuria bërtitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Flutura Açka

Për gratë, për bijtë, për gjeneratat pa plagën e moskuptimit dhe kujtesës vetëm në mars

Këto ditë kanë qenë të shumta gazetaret që më kanë kërkuar të them diçka për gruan shqiptare, për gratë që vriten çdo ditë, por edhe për ato që kanë nevojë të festojnë ndryshe, qoftë edhe një ditë të vitit. Unë nuk jam shkrimtare e natyrës feministe, por besoj se vepra ime ka qasjen për kah çlirimi, liria, edhe e gruas. Nuk jam në këtë trend për një arsye të thjeshtë, sepse jam e bindur që treni i feminizmit, ai “virusi” i çlirimit mental e seksual, na ka kaluar.

Atëbotë kur shoqëria po tronditej, ne ishim me kominoshe kantiereve, në koret e koncerteve të kongreseve, në arat e misrit me kubik, në burgje, ose duke firmosur privimin e lirisë së të tjerëve. Ne ishim si të gjithë të tjerët në këtë vend, në burgun e madh nga nuk e shihnim atë trenin “dritaret e të cilit qeshnin të gjitha”, siç thotë Nabokovi për trenat që ecin nëpër dritë. Ne ishim në errësirë. Por kishte mes tyre edhe gra që e mbajtën thelbin e tyre, dhe tonin, kështu që kur të vinte liria, të mos rrëzoheshim. Kishte nga ato që vdiqën burgjeve, kampeve e shtrëngesave dhe do ta na frymëzojnë përjetë, kishte nga ato që sfidonin kostumet klishe të tekstileve tona me fundet e tyre me kinda që elektrizonin ajrin në xhiron e madhe, kishte nga ato që dilnin në skena dhe jepnin modelin e së bukurës dhe feminiles, por ishte brenda mureve të vet secila prej tyre që jepte dashuri pafund fëmijës, qoftë duke bërë detyrat, duke i mësuar si të dojë, si ta shprehë dashurinë.

Lexo edhe :  Rama ndan pamjet: Sokakët e Gjirokastrës nën rrezet e diellit të janarit

Dashuria duhet shprehur dhe këtë e ka në dorë të ta mësojë Nëna, asisoj që të ndiesh përherë nevojën që ta japësh atë energji të bukur që ke marrë prej saj. Sepse djemtë që mësohen që së vogli ta shprehin dashurinë, janë gjithnjë, dhe do të jenë gjithnjë, larg shndërrimit në vrasës. Kështu, atë, Dashurinë, siç ia shprehin nënës, do t’ia dhurojnë edhe motrës, do t’ia shpallin edhe mikeshës, do t’ia mirosin edhe të dashurës, do t’ia blatojnë edhe gruas dhe kujtdo femre që do të ndeshin. Vetëm kështu, miket e mia, duke dhënë dashuri dhe duke patur durimin që t’i dëgjojmë deri në fund djemtë tanë, duke u ulur e bërë detyra me ta, duke shkruar në kinema e teatro me ta, duke lexuar libra bashkë me ta, duke ecur maleve, shtigjeve, duka ua dhuruar botën me ngjyrat e bukura të dashurisë, do të mund të krijojmë një gjeneratë që e sheh gruan si qenie të barabartë me veten dhe si qenien së cilës i duhet dhënë reciprokisht edhe dashuri.

Mësoje Birin tënd që ta bërtasë dashurinë.

Unë dëshmoj se e kam bërë këtë dhe besoj se vetëm kështu do t’ia dalim…

Të fundit

Një jetë pa rrjete sociale, realitet i mundshëm për të rinjtë?

Platformat e mediave sociale po vihen nën vëzhgimin politik në mbarë botën. Megjithatë, nëse ndalimet janë efektive është e...

Kakavijë, 25 mijë emigrantë kthehen në Greqi

Rreth 25 mijë emigrantë janë rikthyer në Greqi në këto ditë të para të 2025. Ndërsa kanë kaluar festat e fundvitit në vendlindje bashkatdhetarët...

Reshje masive dëbore në Korçë, izolohen banoret

Reshjet e borës gjatë javëve të fundit në zonat Malore kanë sjellë probleme në aksin Shtyllë-Panarit duke izoluar banorët e këtij të fundit. Në zonën...

Çfarë po ndodh në Vlorë? Shpendët e ngordhura ‘pushtojnë’ plazhin

Një fenomen i çuditshëm është parë ditën e sotme pranë plazhit të vjetër në Vlorë. Përgjatë bregdetit janë konstatuar dhjetëra shpendë të llojeve të...

Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE

Në 1 janar, Hungaria ia kaloi Polonisë stafetën e drejtimit 6-mujor të BE-së, duke ulur kështu siparin e një 6-mujori pararendës të trazuar për Unionin. Në vend...

Lajme të tjera

Web TV