Pas Cristiano Ronaldos, Al-Nassr projekton një tjetër goditje të bujshme në merkato

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Al-Nassr nuk e ka ndërmend të ndalet.  Një nga skuadrat më të mëdha të Arabisë Saudite kanë gati projektin, i cili synon ngritjen e klubit në nivel global. Në këto kushte, nuk mjafton vetëm afrimi tashmë zyrtar i Ronaldos, por për verën është piketuar një tjetër yll.

Bëhet fjalë për Marco Reus të Dortmundit, sulmues ky që ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në Signal Iduna Park.

Kontrata e tij e re në Riad do të ishte 10% e asaj që fiton Cristiano, por edhe kështu, me 20 milionë euro, do të tejkalonte shumën prej 12 të tillash që përfiton aktualisht në Dortmund.

Interesimi është konfirmuar edhe nga agjenti i lojtarit, Dirk Lever për Bild.

“Është krejt normale që klube të tjera janë të interesuara për një lojtar si Marco, kontrata e të cilit skadon për gjashtë muaj. Marco gjithmonë ka theksuar se sa e rëndësishme është BVB për të, por edhe se dëshiron të vazhdojë të luajë futboll. Kështu që është krejt normale që ne të shohim opsione të tjera” – tha ai.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV