Mbylli fëmijët e tij në bodrum për vite me radhë/ Dënohet me 16.5 vite burg shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar nga Kosova është dënuar me 16.5 vite burg nga gjykata e Qarkut në Zyrih, pasi së bashku me bashkëshorten e tij kanë torturuar 2 nga 7 fëmijët e tyre.

Dënimit nuk i shpëtoi as nëna e fëmijëve të cilës i duhet të kalojë në burg 10.5 vite. Gjykata e Lartë zviceriane mundi të faktonte me prova se babai dhe nëna kishin abuzuar me fëmijët e tyre.

Sipas aktakuzës, fëmijët nuk ushqeheshin si duhet dhe ishin nënpeshë. Atyre u duhej të vidhnin ushqime nga fëmijët e tjerë në shkollë me qëllim që t’i hanin gjatë pasdites. Djali 9-vjeçar peshonte vetëm 18.5 kilogramë derisa vajza 10-vjeçare diku më pak se 10 kilogramë.

Prindërit nuk i kushtonin fare rëndësi as higjienës personale e as shëndetit të fëmijëve. Vajza dhe djali u mbyllën nga prindërit për vite me radhë, fillimisht në dhomën e fëmijëve dhe më pas në një bodrum pa ngrohje. Sipas aktakuzës, ata duhet të shtriheshin në dyshime dhe lejoheshin të dilnin nga dhoma vetëm për të shkuar në shkollë.

Në raport përshkruhen dhe veprime shumë të rënda nga ana e prindërve. Citohet se prindërit njëherë e detyruan vajzën të hante të vjellat nga një pjatë, ndërsa djalin të hante jashtëqitjet e tij. Si një ndëshkim shtesë, fëmijëve iu desh të qëndronin me kokë poshtë me pelena të lagura me urinë, palëvizur për orë të tëra. Gjykata e Lartë njohu “tipare sadiste në krim”.

Sipas gjykatës, fëmijët, të cilët tashmë janë të rinj në moshë madhore, herë pas here duhet të marrin sigurimin e aftësisë së kufizuar dhe se ata janë të dëmtuar përgjithmonë mendërisht dhe fizikisht.

Të fundit

Dorëheqja e kupolës së PD dhe bashkimi i opozitës, urgjente për shërimin e demokracisë

Nëse llogarisim vetëm votat brenda Shqipërisë, pa përfshirë diasporën, rezulton se votat anti-Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit...

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

Lajme të tjera

Web TV