‘Iphone 12’ i ri në 2020-ën… por mos prisni mrekullira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania Apple ska gjetur dot qetësinë, sidomos pas lajmit të javës së kaluar ku u zbulua se gjurmonte përdoruesit pa dijeninë e tyre. Por vëmëndjen më të madhe e ka marrë zbulimi i dizajne-ve të para të iPhone 12.

Sajti japonez Macotakara ka përvetësuar dy modelet të iPhone 12 të printuara në 3D dhe mesa duket Apple do të vijojë me dizajnin e vjetër të iPhone X.

Por nuk është thjeshtë pamja e cila nuk ka ndryshuar por edhe dimensionet e tyre. Macotakara thotë se iPhone 12 do të ketë pothuajse të njëjtat dimensione me iPhone 11.

Mesa duket Apple po bën hapa mbrapsht pasi iPhone 12 do të jetë më i trashë në 8.1mm krahasuar me 7.1mm, që është iPhone 11 citon raporti.

Kjo vjen me ndryshimin e teknologjise 5G. Një tjetër detaj që bie në sy janë skajet e telefonit të cilët kanë një hark më të gjerë si për tju përafruar dizajnit të vjetër të iPhone 4.

Por sa I vërtetë mund të jetë ky raport? Macotakara thotë se modelin 3D të printuar e ka marrë nga një burim në gjigantin Kinez Alibaba dhe është vetëm një prej disa dizajneve që Apple po punon në këtë pikë.

Konsumatorët pritet të joshen nga ekrani 120Hz, riprezantimi i Touch ID dhe përfshirja e një kamere 3D së bashku me teknologjinë 5G.

Përtej parashikimeve, Rosenblatt thotë se Apple do të shesë gjashtë modele të ndryshme të iPhone 12 në 2020.

Këtu përfshihen një model bazë 4G iPhone 12 me ekran 6.1-inç LCD, dy kamera të pasme si në modelin iPhone 11. Nga raportimet do të kemi dy variante iPhone 12 Pro me ekran 5.4-inç OLED, një 4G dhe një 5G.
Në segmentin e lartë iPhone 12 Pro Plus gjithashtu vjen në variacionet 4G dhe 5G. Së fundi do të jetë një telefon ultra-premium iPhone 12 Pro Max i disponueshëm vetëm në 5G./Fjala.al/

Të fundit

Pas paktit me Ramën, Melonit i dështon edhe marrëveshja me Elon Musk!

Figura polarizuese e miliarderit të teknologjisë, i cili është këshilltar i lartë i presidentit amerikan Trump, ka qenë në...

Pochettino në konferencë: “Kemi presion nga Trump, për të arritur te suksesi në Botëror“

Trajneri i SHBA, Maricio Pochettino pranoi se mund të ketë presion nga Trump për të patur sukses në Kupën e Botës, pasi amerikanët janë...

Edhe ke marrë vizën amerikane? Por edhe mund të ta heqin prapë!

Ambasada e SHBA në vendin tonë njofton se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me...

Apple surprizon përdoruesit e saj, risia e radhës vjen në Shtator

Kompania Apple vjen me risi të reja për klientët e saj besnikë, duke nisur që në muajin Shtator, në kohën kur kjo kompani do...

Sa shpesh duhet të bëjmë dush? Përgjigjet dermatologia

Derisa shumë njerëz mund të tronditen nga ideja për të mos bërë dush çdo ditë, dushi më i rrallë mund të jetë më i...

Lajme të tjera

Web TV